Lajme dhe Ngjarje
Dita Botërore e HABITAT-it 2009
Kombet e
Bashkuara e kanë caktuar të hënën e parë të Tetorit si Ditën Ndërkombëtare të
HABITAT-it. Kjo ditë kremtohet çdo vit në qytete në mbarë botën që nga viti
1986. Motoja e ditës botërore të Habitatit për këtë vit ishte Ta planifikojmë
të ardhmen tonë urbane që nënkupton qasjen gjithpërfshirëse si princip kryesor
të planifikimit hapësinor bashkëkohor. Kremtimi kryesor u mbajt në
Këtë vit, si
vend i kremtimit të Ditës Botërore të Habitat-it në Kosovë u zgjodh Juniku.
Juniku është një komunë e vogël në pjesën jugperëndimore të Kosovës. Është i
njohur për lokacionin piktoresk, kullat tradicionale dhe pikën më të lartë
malore në Kosovë (Gjeravica 2656 m). Organizatorët: Ekipa e MUSPP-it, Komuna e
Junikut dhe CHwB-ja u fokusuan në tërheqjen e të rinjve dhe marrjes së ideve të
tyre për të ardhmen. Pjesë e kremtimit ishin dy aktivitetet e pavarura nga njëra
tjetra me temën Si e shihni Junikun pas 15 viteve, ku gara në vizatim u mbajt në Shkollën Fillore Edmond
Hoxha, derisa gara në shkrimin e eseve
në shkollën e mesme Kuvendi i Arbërit.
Me qëllim të
ruajtjes së trashëgimisë kulturore egzistuese, komuna i hyri një detyre
ambicioze në hartimin e planeve zhvillimore lokale që do ta mbronin trashëgiminë
kulturore dhe do të krijonin kushte për zhvillim ekonomik lokal. Komuna e Junikut
tanimë veq se e ka aprovuar Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Regulativ Urban.
Duke i ndjekur udhëzimet e vëna nga Ligji për Planifikim Hapësinor dhe
prioritetet e Ministrisë, tashmë ka filluar me hartimin e Planit Zhvillimor
Komunal të Junikut.
Dita Botërore
e Habitat-it u ofroi mundësi të rinjve që të angazhohen në lidhje me të ardhmen
e qytetit të tyre. Angazhimi i tyre rezultoi me dhjetëra ese dhe po aq
vizatime. Autorët e punimeve më të mira morën mirënjohje derisa idetë e
prezentuara nga të fëmijët dhe të rinjtë e Junikut do të kontribuojnë në
vizionin e PZHK-së së Junikut dhe do ta nxisin pjesëmarrjen e mëtutjeshme në
planifikimin e zhvillimit lokal.