Lajme dhe Ngjarje

Konsultimi me pronarët e bizneseve dhe komunitetin lokal të sheshit “Skenderbeu” ne lidhje me projektimin urbanistik të qëndrës së qytetit

Në bashkëpunim të ngushte me komunat partnere, programi MuSPP-it angazhohet në zhvillimin dhe implementimin e projekteve të investimeve kapitale (CIP) si rezultat i procesit të planifikimit hapësinor komunal. CIP janë të dizejnuara në qasje të barabartë gjinore që kanë për qëllim të kontribimit strategjik në urbanizmin e qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës.

Komuna e Pejës e ka zhvilluar projektin si rjedhojë e dalë nga Implementimi i Udhërrëfyesit të PZHK/PZHU.  

Projekti i Pejës gjendet në qendër të qytetit, apo siç njihet ndryshe si sheshi ”Skenderbeu”. Projekti si qëllim ka krijimin e hapësirave për qytetarë, përmes promovimit të transportit jomotorik, ecjes dhe ngasjes së biçikletave. Ky projekt është zhvilluar në dy faza. UN-HABITAT-i i ka ofruar komunës mbështetje teknike për fazën e parë, që vazhdon së implementuari, dhe tanimë është duke e mbështetur komunën në projektimin e fazës së dytë.

Me 23 Tetor 2009, me qëllim të promovimit të përfshirjes dhe angazhimit të hershëm në planifikim, ekipa e MuSPP-it, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe Urban Plus-in (Konsultantët që e hartojnë Planin Regulativ Urban për qendrën e Qytetit të Pejës) ka organizuar takim konsultues me komunitetin lokal dhe me përfaqësuesit e bizneseve. Takimi konsultues ka për qëllim të dëgjimit të pinioneve të dhëna nga palët për qëllim të ngritjes së sensit të pronësisë në këtë projekt.

Për informata shtesë klikoni në hyperlink ku mund ta gjeni agjendën e takimit dhe informata shtesë.

Agjenda


 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje