Lajme dhe Ngjarje
Punëtoria për Planin Zhvilimor të Junikut në Ohër
Komuna e
Junikut në bashkëpunim me MuSPP-in(UN-HABITAT) dhe CHwB-në dhe në mbështetje të
Institutit për Planifikim Hapësinor janë duke e hartuar Planin Zhvillimor
Komunal të Junikut. Kapitulli i parë I PZHK-së, që e përfshin profilin (studimi
i situatës aktuale) dhe vizionin për Junikun tashmë janë hartuar dhe prezentuar
para komunitetit dhe palëve tjera.
Hapat tjerë
të aktiviteteve të këtij projekti janë identifikimi i synimeve dhe objektivave si
dhe krijimi i skenareve për zhvillim në të ardhmen. Me të njejtin qëllim, u
organizua edhe punëtoria në Ohër prej 3 deri 6 Nëntor 2009.
Punëtoria e
Ohrit mblodhi përfaqësuesit nga Komuna e Junikut, ekipa e MuSPP-it, Ministria e
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Instituti i Planifikimit Hapësinor, CHwB-ja,
shoqeria civile dhe komuniteti i biznesit si dhe akterë tjerë relevantë pjesëmarrës
në këto tri ditë të punës intenzive.
Në pjesën e
parë të punëtorisë, pjesëmarrësit u rreshtuan sipas temës, duke i analizuar
objektivat dhe synimet kryesore të PZHK-së. Bazuar në
sfidat, secili grup i identifikoi synimet dhe objektivat e temës. Grupet e prezentuan punën e tyre në
seancën plenare në fund të ditës.
Pjesa e dytë
e punëtorisë u fokusua në zhvillimin e planit hapësinor. Pjesëmarrësit u
organizuan në dy grupe të mëdha, duke i krijuar dy skenarë të mundshëm për
planifikimin e ardhshëm zhvillimor. Skenarët zhvillimor u prezentuan nga ana
grafike dhe orale dhe u analizuan në thellësi.
Rezultatet e nxjerra, janë si në vijim:
Synimet dhe objektivat
Prioritetet strategjike
Konceptet e zhvillimit hapësinor dhe skenarët e mundshëm
Hapat e ardhshëm të projektit përfshijnë nxjerrjen e një
skenari të intergruar zhvillimor nga një grup i fokusuar në këtë dhe prezentimi
i të arriturave të punëtorisë para komunitetit të gjerë dhe akterëve.