Lajme dhe Ngjarje
MuSPP-i dhe Komuna e Hanit të Elezit të angazhuar në formësimin e zhvillimit për të ardhmen
Programi i Mbështetjes
së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) në bashkëpunim me Komunën e Hanit të
Elezit, organizuan punëtori me qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe
zyrtarë komunalë për rishikimin e deklaratës së vizionit të Hani i Elezit, hartuar
gjatë punëtorisë së vizionimit mbajtur në Ohër me 2008.
Kryetari i
posazgjedhur, Rufki Suma, në fjalën e tij hyrëse e falenderoi MuSPP-in për mbështetjen
e dhënë në shumë fusha duke e shprehur nevojën e vazhdimit të mbështetjes
sidomos në ngritjen e kapaciteteve të organeve komunale të Hanit të
Elezit.
Zyrtarët e MuSPP-it
nga Prishtina dhe nga Hani i Elezit i prezentuan benefitet që dalin nga punëtoria
e vizionimit, si hap i rëndësishëm në formësimin e zhvillimit të ardhshëm të
qytetit. Për rolin e planifikimit pjesëmarrës dhe vlerësimin e situatës
aktuale duke përdorur analizat e SWOT-it
prezentuan zyrtaët e MuSPP-it, qw ka si qwllim rritjen e mirëkuptimit për rëndësinë
e planifikimit pjesëmarrës para zyrtarëve të posazgjedhur komunal.
Punëtoria
vazhdoi në grupe punuese, të ndara në: kushtet gjeografike dhe fizike, zhvillim
ekonomik, infrastrukturw, mjedis dhe demografi si dhe grupi i fundit për
zhvillim social.
Në fund të
takimit, pjesëmarrësit nga të gjitha grupet punuese e riformuluan deklaratën e
vizionit të Hanit të Elezit, si në vazhdim:
Qendër administrative funksionale e zhvilluar nga përparimet industriale
me një mjedis të pastër, infrastrukturë të zhvilluar, dhe jetë të shëndoshë për
të gjithë.
Vizioni i ri do
të inkorporohet në planin zhvillimor komunal të Hanit të Elezit që është në
hartim e sipër, I cili do të jetë si udhërrëfyes për zhvillimin e ardhshëm.