Lajme dhe Ngjarje
Roli i GIS-it prezentohet para zyrtarëve në Junik
Instituti për Planifikim Hapësinor (IPH) pjesë e Ministrisë së
Mjedisit dfhe Planifikimit Hapësinor, me 28 Janar prezantoi për rëndësinë e
Sistemit Gjeografik të Informimit (GIS) në procesin e planifikimit në Komunën e
Junikut. Zyrtarët e posazgjedhur komunal të drejtorive të ndryshme në Junik dhe
zyrtarët e MuSPP-it ishin pjesëmarrës të kësaj punëtorie që u fokusua në
procesin e mbledhjes së të dhënave dhe krijimin e sistemit të GIS-it, çështje
kjo e ngritur gjatë procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal në mbështetje
të MuSPP-it, CHwB-së and the IPH-së.
Eksperti i GIS-it, Ismail Gagica, shtoi se pregatitja e një baze të
dhënash me referencë gjeografike do të ishte ndihmesë e madhe në përgatitjen e
dokumenteve të planifikimit dhe planet do të jenë më dinamike dhe më efektive në
të ardhmen. Çështja e rëndësisë së
ngritjes së kapaciteteve në këtë fushë u ngrit nga zyrtarët komunalë, të cilët
ishin mjaft të interesuar të trajnohen në fushën e GIS-it.