Lajme dhe Ngjarje
QYTETE ME MË PAK KARBON: Kongresi i 45-të vjetor i Shoqatës Ndërkombëtare të Qyteteve dhe Planerëve Regjional ISOCARP
Në mes
të 18 dhe 22 Tetorit 2009, qyteti i Porto-s në Portugali organizoi kongres të
rëndësishëm ndërkombëtar për mundësitë e qyteteve për më pak karbon. Planerë
nga 57 shtete të botës i ndanë mes vete të arriturat e hulumtimeve të fundit,
dhe në të njejtën kohë patën rast të mësojnë nga rastet e suksesshme studimore
të qyteteve dhe regjioneve, në fokus të krizës klimatike. UN-HABITAT-i në Kosovë
e mundësoi pjesëmarrjen e planerëve lokal dhe ndërkombëtar të Programit Të
Mbështjejes së Planifikimit Hapësinor Komunal.
Kongresi
i ISOCARP-it u organizua në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për
Ndryshimet Klimatike (COP 15) si takim i rëndësishëm ndërqeveritar që do të
mbahet në Kopenhagë, si përgjigje për serinë e Protokolit të Kyoto-s të
vitit1997, e që ka të bëjë me përpjekjen për uljen e emisioneve të gazit. Që
nga atëherë gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe nga koncentrimi i
njerëzve dhe aktiviteteve të tyre ata e ngarkojnë, në veçanti zhvillimet në
tokë. E ardhmja e tyre është kruciale për arritjen qëndrueshmërisë. Kongresi i
Porto-s ritheksoi se shumica e aksioneve duhet të ndërmerren në nivel qytetesh.
Mënyra se si qyetetet menagjohen dhe planifikohen ka rëndësi të madhe në
ngritjen e kësaj çështjeje. Përveç fjalimeve dhe punëtorive, në vazhdim u
ngritën diskutime për shfaqjen e ndryshimeve klimatike por gjithashtu edhe për
planifikimin duke përdorur konceptet e adaptimit, lehtësimit dhe masat
kombinuara që reflektojnë në ndryshimet klimatike.
Prezentimi
dhe diskutimet i prekën konceptet e zhvillimit të qëndrueshëm të përdorimit të
tokës, që nënkupton se çdo qasje në planifikim është unike, duke konsideruar se
nuk ka standarde univerzale dhe çdo kontekst duhet analizuar. Gjithashtu ,
sistemet efikase të transportit publik, planifkimi i mbeturinave përmes
minimizimit të tyre,reciklimi dhe përzierja mund të luajnë rol të rëndëishëm në
limtimin e emisioneve të karbonit.
Konferenca
gjithashtu i elaboroi idetë për qytetet me më pak karbon. Shembujt nga Evropa
Qendrore, të prezentuara në konferencë, treguan për shembull të mirë që duhet
ndjekur. Qytetet me më pak karbon duhet të jenë qëllime të reja shtesë për
dizajnin urban dhe peisazhin përcjellës. Të arriturat treguan se për menagjment
dhe për qytete me më pak karbon nevojitet konsideratë dhe qasje në nivel.
Në
kontekstin tonë, konferenca i vëri në pah kontekstet e përbashkëta, por
gjithashtu edhe rolet e diferenciale dhe përgjegjësitë për vendet në zhvillim. Sfidë
për qeverinë qendrore dhe komunat mbetet ta reduktojnë shtrirjen në zonat
urbane, ta ngrisin atraktivitetin e transportit dhe në të njejtën kohë
duke e reduktuar emitimin e karbonit. Siç është pritur nga konferenca , Rritja
Urbane pa Shpërndarje Urbane është koncept që duhet ndjekur. Ndryshimi i
modeleve të transportit nga privat në publik dhe promovimi i mënyrës natyrore
të jetesës, mund të kenë rol të rëndësishëm në uljen e emisionit.
Mbështetja
e UN-HABITAT-it për komunat në planifikim ka rëndësi të madhe për zhvillimin e
ardhshëm të qyteteve në Kosovë, dhe në krijimin e vendeve të mira dhe të
sigurta për të jetuar. Bashkëpunimi i ardhshëm me partnerët komunal duhet ti
përfshijë teknikat për zvogëlimin e prodhimit të gazrave dhe ndikimin e tyre
negativ në kushtet jetësore.