Lajme dhe Ngjarje
Prezentohet dizajni final për revitalizimin e Rruga Farkatarve
Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në bashkëpunim
me Komunën e Prizrenit e prezentuan dizajnin final të Projektit Investues
Kapital (CIP) për revitalizimin e rrugës së farkatarve në Prizren.
CIP-i është hartuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës dhe zyres së MuSPP-it
në Prizren ku i tërë procesi është përcjellur nga komentet dhe vërejtjet e
komunitetit dhe të bizneseve lokale të cilat janë inkorporuar në dizajnin e
projektit, pasiqë natyra e projektit është e tillë, tu dedikohet qytetarëve.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Sadik Paçarizi, theksoi
se projekti do ti kontribuojë trashëgimisë kulturore në Prizren dhe do ta përmirësojë
jetën e qytetarëve.
Takimi vazhdoi me prezentim të përbashkët të MuSPP-it dhe zyrtarëve
nga Departamenti Komunal i Shërbimeve Publike. Prezentimi u karakterizua në bërjen
e Rrugës Farkatarve zonë të shtruar në material të cilësisë së lartë në të cilën
do të kenë qasje të plotë të gjithë këmbësorët dhe që do ta lidhte këtë rrugë me
Shadervanin. Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe përmirësimi i ndriçimit, shenjëzimi
për rritjen e shfrytëzimit të hapësirave publike të zonës historike, dhe në
veçanti ti nënvizojë dhe të lidhet me vendet historike brenda zonës së
projektit (si Tekke, Hamam-i, vendtakimi i Dokufest-it, etj).
Objektivi kryesor i këtij projekti është që të ofrojë një projekt
të prekshëm bashkëfinancuar nga të dy palët, përmes një serie intervenimesh me
qëllim të krijimit të kushteve për lëvizjen e këmbësorëve brenda hapësirës së
trashëgimisë duke përdorur një sërë teknikash të planifikimit pjesëmarrës,
standardeve të reja të dizajnimit si dhe teknika të menagjimit të projekteve. Për
të qenë më specifik projekti do ta integrojë zonën historike të Prizrenit
(Shadervan) me Rrugën e Farkatarëve si linjë e rëndësishme lëvizjeje brenda zonës
historike.
Implementimi i Projektit Investues Kapital të Rrugës Farkatarve do
të financohet nga të dy palët, UN-HABITAT-it dhe Komunës së Prizren-it.