Lajme dhe Ngjarje
KONKURSI NDËRKOMBËTAR PËR ESE I ASAMBLESË BOTËRORE URBANE TË TË RINJVE
Hyrje
Popullsia botërore urbane është ngritur në një shkallë të lartë në dy dekadat e
fundit. Sipas Raportit të UN-HABITAT-it për Qytetet Botërore 2008/2009, vlerësohet
se deri në mes të shek të 21, gjysma e popullatës botërore do të jetojë në
zonat urbane.
Ndonëse popullsia urbane në shtetet e zhvilluara do të mbetet e pandryshuar në
dy dekadat e ardhshme, popullsia urbane në botën në zhvillim do të dyfishohet. Shumica
e banorëve të këtyre shteteve dhe në veçanti të rinjtë, do të jenë më të
prekurit nga cështjet e varfërisë, përjashtimit, papunësisë duke përfshirë edhe
qasjen në banim, ujë dhe ujëra të zeza.
Tema e Forumit Botëror Urban të UN-HABITAT-it për këtë vit që do të mbahet në Rio
de Janeiro nga 22 deri 26 Mars, është E drejta e qytetit tejkalimi i ndarjes urbane që kërkon të angazhojë praktikantët dhe politikëbërësit
ta rimendojnë utopinë urbane dhe tiI identifikojnë praktikat më të mira dhe
aksionet në çdo qytet, duke e krijuar një botë më të mirë, ku çdokush mund të
jetojë me dinjitet, respekt dhe qytetërim.
Njerëzit e rinj që jetojnë në zonat urbane mund të kenë rol të çmueshëm në
adresimin e sfidave, me e të cilat ballafaqohen vendimmarrësit dhe politikëbërësit
në menagjimin e qyteteve. Njerëz të rinj nga mbarë bota, që do të marrin pjesë
ne Asamblenë Botërore Urbane të të Rinjve me 19 dhe 20 Mars do ta kenë mundësinë e debatimit dhe të nxjerrjes së
rekomandimeve për informim më të mirë me agjendën urbane.
UN-HABITAT-i i fton të rinjtë nga mbarë globi që të marrin pjesë në Konkursin
Ndërkombëtar për Ese të Asamblesë Botërore Urbane të të Rinjve, dhe të gjenerojnë
ide dhe zgjidhje për adresimin e sfidave të të rinjve në qytete.
Tema e esesë:
E drejta e qytetit tejkalimi i ndarjes urbane
Shkruaje një ese për sfidat e të
rinjve në qytete sot, duke e përdorur qytetin tënd si shembull dhe duke u përgjegjur
në pyetjet në vijim:
1. Identifikoji dhe me pak fjalë prezentoji sfidat me
të cilat ballafaqohen të rinjtë, dhe zgjidhjet e mundshme të këtyre sfidave.
2. Nga perspektiva rinore, identifikoji çështjet themelore që e pengojnë përfshirjen
e plotë të të rinjve në formësimin e agjendës së zhvillimit urban.
3. Nga pikëpamja juaj, duke punuar
me shokët e tyre, komunitetin, autoritetet lokale si dhe komunat çka mund të bëjnë
të rinjtë që ta ngrisin pjesëmarrjen e të rinjve në planifikimin urban dhe
menagjimin e qyteteve?
Ne ju enkurajojmë ti jipni
ekpsperiencat personale dhe zgjidhjet praktike.
Udhëzimet për ese :
1. Konkursi Ndërkombëtar për Ese është i hapur për të
gjithë të rinjtë, studentët dhe jo-studentët, në mes të moshës 18 32, nga të
gjitha shtetet e botës.
2. Esetë duhet të jenë të shtypura dhe të kenë jo më
shumë se 1,000 fjalë.
3. Esetë duhet të fillojnë me faqe kryesore me titull
të esesë, emër të autorit, adresë postale, numër telefoni, e-mail adresë, kombësi,
gjini, dhe moshë aktuale të 19 Marsit 2010.
4. Të gjitha esetë duhet të dorëzohen me e-mail në
formatin PDF ose MS Word, me
faqe kryesore dhe ese në gjuhën angleze të bashkëngjitura si një dokument i vetëm
ne adresën e konkursit për ese: victoria.chebet@unhabitat.org and partners@unhabitat.org
5. Esetë duhet të shkruhen nga një person. Bashkë-autorët
do të diskualifikohen.
6. Esetë duhet të jenë origjinale dhe të papublikuara
Afati:
Punimet duhet të dorëzohen deri me 28 Shkurt 2010 në victoria.chebet@unhabitat.org dhe partners@unhabitat.org
Çmimet: Çmimet do të jenë si në vijim:
Vendi i parë: Biletë kthyese për Forumin
Botëror Urban Rinor (19 deri 20 Mars) dhe në Forumin Urban Botëror (22 deri 26
Mars) në Brazil dhe një laptop.
Vendi i dytë: Një Kamerë të densitetit të
lartë
Vendi i tretë: Një
kamerë digjitale