Lajme dhe Ngjarje
Toka bujqësore - një nga prioritetet kryesore të Junikut
Ekipa e Junik-ut Komuna Junik, Programi për Mbështetjen
e Komunave në Planifikimin Hapësinor Komunal (MuSPP), Trashëgimia Kulturore pa
Kufi, (CHwB), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), me 11
Shkurt 2010 organizuan punëtori të fokusuar në agrikulturë. Punëtoria kishte si qëllim diskutimin
e aktiviteteve dhe projekteve për arritjen e objektivave të përcaktuara që kanë
të bëjnë me këtë çështje tematike.
Pikat
kryesore të punëtorisë ishin prezentimet e përfaqësuesve të MuSPP-it lidhur me
çështjet dhe problemet e identifikuara në profilin e agrikulturës në Planin
Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe debatin që u fokusua në gjetjen e aktiviteteve
dhe projekteve të cilat do të mund të qonin në përmbushjen e objektivave, p.sh.:
përmirësimi i sektorit të agrikulturës dhe mbrojtja e tokës bujqësore, përmirësimi
i sistemit të ujitjes, mbrojtja nga humbja e tokës bujqësore, zhvillimi i
politikave bujqësore të cilat qojnë në rritjen e përdorimit të tokës bujqësore
në harmoni me standardet e EU-së, qasje më e lehte në tokën bujqësore, promovimi
i produketeve bujqësore në tregjet lokale dhe regjionale, rritja e gjedhave si dhe
përmirësimi i organizimit.
Duke
konsideruar se komuna ka zhvilluar strategji për zhvilim lokal, pjesëmarrësit u
pajtuan se shumëllojshmëria e projekteve nga ky dokument mund të inkorporohet
si pjesë e PZHK-së, ku disa nga to kërkojnë
studim më të fokusuar dhe debat me grupe tjera punuese. Gjithashtu si propozim
doli edhe aranzhimi i takimeve tjera me qëllim të ofrimit të detajeve për projektet
në të ardhmen.
Gjatë punëtorisë,
pjesëmarrësit e theksuan nevojën për riorganizim brenda strukturave komunale
dhe gjithashtu sugjeruan themelimin drejtorisë së agrikulturës si dhe
institutionalizimin e grupeve të farmerëve, përpunuesve dhe shitësve. Poashtu si
e nevojshme u pa ngritja e vetëdijes së popullatës për rëndësinë e kultivimit të
tokës bujqësore pasiqë agrikultura aktualisht nuk vlerësohet nga të rinjtë si
profesion fitimprurës.