Lajme dhe Ngjarje
Lumi Mirusha në Gjilan i ngjajshëm me Lumin Lushta në Mitrovicë
Planerët,
inxhinjerët, organizatat e shoqërisë civile, grupi nga shkolla e trafikut, Programi
i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe përfaqësues nga
komuna e Mitrovicës vizituan qytetin e Gjilanit. Qëllimi i vizitës ishte që të shihet
implementimi i udhëkryqit dhe rehabilitimi dhe ndërtimi i lumit Mirusha në
Gjilan që është i ngjajshëm me lumin Lushta në Mitrovicë. Takimi kishte si qëllim
stimulimin e procesit të planifikimit pjesëmarrës por gjithashtu edhe që
situatat në qytete të krahasohen dhe të diskutohen me akterët komunalë.
Korridori i
Gjelbër i Lumit Lushta do të bashkëfinancohet nga ana e Komunës së Mitrovicës
dhe Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP). Ky
takim ishte një moment i favorshëm për shkëmbimin e ideve me ekspertët komunal
të cilët tashmë i kanë analizuar, implementuar dhe zhvilluar zgjidhjet të
ngjajshme me Lushtën. Përfaqësues nga Direktorati i Shërbimeve Publike në Gjilan;
Enver Biçku dhe Asllan Mustafa prezentuan për situatën ekzistuese të
infrastrukturës rrugore, parametrat shtesë të rugëve, pikat konfliktuoze të
qarkullimit dhe për llojet e veturave që lëvizin në këtë zonë. Prezentimi u
mbyll me rekomandime shtesë për transformimin e udhëkryqit klasik në
rreth-rrotullim.
Takimi në
fjalë i dha mundësi grupit nga Mitrovica që të mësojë nga eksperienca e
Gjilanit, dhe që që këtë eksperincë të fituar ta aplikojnë në qytetin e tyre. Me
këtë rast Ilir Gjinolli nga Urban Plus (kompania hartuese e planit për lumin
Mirusha) i prezentoi idetë Urb-Arkitektonike për rregullimin e lumit Mirusha në
Gjilan. Takimi u përmbyll me vizitë në vendin e projektit.