Lajme dhe Ngjarje
1000 qytete 1000 jetë tema e tryezës së rrumbullakët orgabnizuar në Prishtinë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) Zyra në Prishtinë në
bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të
UN-HABITAT-it dhe me Komunën e Prishtinës shënuan 7 Prillin Ditën Botërore të
Shëndetit.
Tryeza e rrumbullakët u organizua nën moton e sivjetme të Ditës
Botërore të Shëndetit 1000 qytete 1000 jetë, Shëndeti Urban ka rëndësi që
kishte si qëllim zhvillimin e ideve se si të menagjohet me urbanizimin e shpejtë
dhe si të zhvillohen paradigma të reja të shëndetit publik.
Pjesëmrrësit prezent në tryezën e rrumbullakët Shëndëeti urban ka
rëndësi u takonin fushave të ndryshme të cilët e shfaqën vizionin e tyre, të
arriturat dhe problemet me të cilat ballafaqohet shëndetësia sot në nivelin
global dhe në Kosovë.
Takimi u nderua nga pjesëmarrja e Ministrit të Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor, zëvendës ministres së Shëndetësisë, koordinatores së
Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shefit të Zyres së OBSH-së në
Prishtinë, zëvendës kryetarit të Komunës së Prishtinës, përfaqësuesit e UN-HABITAT-it,
nga përfaqësuesit e agjensive të Kombeve të Bashkuara, ekspertë nga fushat e
mjedisit dhe shëndetit, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë.
Prezentimet e bëra nga ana e panelistëve e sollën një pasqyrë të
qartë se çfarë po ndodh në botë në lidhje me shëndetin urban dhje për mundësitë
për përmirësimin e situatës ekzistuese dhe në promovimin e shëndetit dhe të qyteteve
gjithpërfshirëse.
Debati kryesisht kishte të bënte me qytetet në Kosovë derisa çështjet
që u përmendën më së shumti ishin: siguria, sfidat shëndetësore që lidhen me
ujin, mjedisi, violenca dhe lëndimet, faktorët e rrezikshmërisë si pirja e
duhanit, dietat jo të shëndetshme, mosaktivitetet fizike, pirja e tëpruar e
alkoolit, ku të gjitha këto u morrën si rekomandime nga ana e qeverisë qendrore
dhe lokale si pjesë e politikave të tyre, për ti bërë qytetet të zhvillohen si
qytete të shëndetshme.