Lajme dhe Ngjarje
MuSPP2/UN-HABITAT-i dhe Komuna e Junikut diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe natyrore si dhe për turizmin
Komuna e Junikut në mbështetje
të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-HABITAT-it,
Trashëgiminë Kulturore pa Kufi(CHwB) si dhe me Institutin për Planifikim Hapësinor,
është në hartim të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Në fazën e tashme të
hartimit të PZHK-së nevojitet të organiziohen punëtori që u përkasin shumë
fushave, ku për këtë qëllim me 21 Prill u organizua punëtoria e trashëgimisë
kulturore, natyrore dhe e turizmit. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zëvendëskryetari
i Junikut, Z.Nimon Tofaj, stafi professional në Komunën e Junikut, MuSPP/UN-HABITAT-i,
CHwB-ja, IPH-ja, përfaqësuese të organizatave të grave, pronarë të kullave(shtëpive
tradicionale) si dhe nga OSBE-ja.
Qëllimi kryesor i punëtorisë
ishte prezantimi i rezultateve të dala nga anketa e Trashëgimisë Kulturore pa
Kufi, që kishte të bënte me krahasimin e situatës aktuale, me atë të vitit 2007.
Punëtoria vazhdoi me rishikimin e qëllimeve strategjike të të gjitha fushave, zhvillimin
e projekt propozimeve të veçanta dhe hapave të mëtutjeshëm që do ta formësonin
strategjinë brenda PZHK-së.
Pjesëmarrësit në këtë
takim, e theksuan nevojën e ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore me
aktivitete të ndryshme që e promovojnë turizmin dhe shfrytëzimin e tij si mjet
për zhvillim ekonomik. Nga kjo punëtori u dhanë informata shtesë, të cilat do të
përfshihen në PZHK.