Lajme dhe Ngjarje
Në gjimnazin Zenel Hajdini diskutohet për zvogëlimin e pasojave nga tërmetet
Komuna e Gjilanit, Programi
i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Gjimnazi Zenel
Hajdini organizuan punëtori për zvogëlimin e dëmeve në rast të tërmeteve. Punëtoria u përcoll nga dy studime të bëra nga
UN-HABITAT-i dhe Komuna e Gjilanit, mbështetur nga instituti ISIIS nga Shkupi, që
edhe njëherë e konfirmoi se Komuna e Gjilanit bën pjesë në një zonë aktive, ku
hyn edhe Shkupi. Me këtë rast, u theksua se komuna prioritet të saj e ka përforcimin ndërtesave publike, në fokus të veçantë ndërtesat
shkollore.
Punëtoria kishte si qëllim
kryesor ofrimin e njohurive bazike për fatkeqësitë natyrore dhe përgatitjen, në
rast të tyre, për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Në prezentimin e tij,
Nehat Ibrahimi, zyrtar për planifikim emergjent në Komunën e Gjilanit, theksoi se
janë dy lloje fatkeqësish në Kosovë, fatkeqësitë e shkaktuara nga natyra dhe nga
njeriu. Ai edhe njëherë theksoi se Komuna e Gjilanit është në zonë aktive të tërmeteve,
të cilat nuk mund të parandalohen, por dëmet mund të zvogëlohen.
Prezentimi i Zoran
Milutinovic, Ph.D. nga Instituti i Ingjinjerisë së Tërmeteve dhe Seizmologjisë
në Shkup (ISIIS) u ndal te tërmeti i Shkupit në vitin 1963 dhe shifrat fatale të
këtij tërmeti. Sipas tij, zona mesdhetare në Evropë është zonë aktive e tërmeteve.
Duke marrë parasysh se pjesëmarrësit në
këtë puëntori ishin nxënës të gjimnazit, ai i siguroi ata se nuk ka vend për
panikë në rast të tërmeteve pasiqë shkollat kanë strukturë më të fortë se sa
shtëpitë e tyre. Ai veç tjerash shpjegoi se në rast të tërmeteve duhet të përcillen
instruksionet e nevojshme.
Në fund, drejtori i
shkollës e përshëndeti këtë punëtori duke theksuar se këto punëtori janë të rëndësishme
dhe ai e përshëndeti Komunën e Gjilanit dhe ekipën e MuSPP-it për ngritjen e
vetëdijes së nxënësve për fatkeqësitë natyrore.