Lajme dhe Ngjarje
Takim me OJQ-në e grave Jeta në Deçan
Roli i ngritur i gruas në jetën ekonomike dhe politike cilësohet
si një nga çështjet më me rëndësi për qytetarët e Junikut, dhe kjo më së shumti
reflektohet nw hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Për ta mbështetur këtë
proces, u mbajt një takim në mes të grupit të grave të Junikut dhe përfaqësueseve
të OJQ-së Jeta në Decan. Takimi u organizua nga përfaqësuesit e UN-HABITAT-it
dhe zyrtaret komunale të Junikut.
Qëllimi kryesor i takimit ishte që gratë e Junikut të njoftohen me
procedurat e themelimit të një OJQ-je në Junik, por gjithashtu edhe të mësojnë
për eksperiencën e organizatës nga Deçani.
Znj. Safete Gacaferri nga OJQ Jeta e prezentoi stafin e tyre dhe
shkurtimisht i njoftoi të pranishmit për procesin e formimit të një OJQ-je.
Në këtë takim morrën pjesë 6 anëtare të kësaj organizate duke përfshirë
koordinatoren e projektit si dhe instruktoret për qepje, prerje flokësh, qëndisje
dhe artizanate. Janë disa kurse që organizohen nga kjo OJQ, prandaj të pranishmet
patën rast që për së afërmi të shohin kursin e grave për prerje flokësh.
Znj. Gacaferri, në pika të shkurta i përmendi projektet e
implementuara nga fondet e donatorëve të ndryshëm ndërkombëtarë si: Ambasada Amerikane,
USAID-i, Sida (CHwB), Banka Botërore etj. Pjesëmarrëset paten rast ta vizitojnë projektin
e implementuar së bashku me CHwB-në që kishte të bënte me promovimin e
artizanatave të grave deçanase.
Takimi i dha instruksionet e duhura për themelimin e një OJQ-je,
të cilat më do të duhet të mirren parasysh nga ana e grupit të grave të
Junikut.
Takimi i ardhshëm do të mbahet me 9 Korrik 2010 me qëllim të themelimit të një OJQ-je të
grave në Junik. Qëllimi i takimit të ardhshëm do të jetë statuti, emri, logoja
si dhe do të diskutohet pët anëtaret e organizatës.