Lajme dhe Ngjarje
Komuna e Junikut dhe UN-HABITAT-i shkëmbejnë marrëveshjet e bashkëpunimit për implementimin e CIP-it të Junikut
Si pjesë e mbështetjes për Komunën e Junikut, Programi i Mbështetjes
së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit
të kësaj komune, e kanë hartuar Projektin Investues Kapital(CIP) për gjimnazin
e Junikut Kuvendi i Junikut.
CIP-i i kësaj komune fokusohet në rregullimin e oborrit të
shkollës që ndër të tjerash përfshinë edhe çështjet e qasjes në shkollë. Projekti
është zhvilluar në mënyrë gjithpërfshirëse duke përfshirë palë të ndryshme si: nxënës,
mësimdhënës, qytetarë nga shoqëria civile dhe nga Menagjmenti I shkollës të cilët
u konsultuan dhe u ftuan në punëtori dhe takime.
Me pajtim të të gjitha palëve dizajni final i projektit është
përgatitur dhe tashmë është gati të tenderohet për implementim. Shuma totale e
projektit e kap shumën e 97 680 dollarëve amerikanë, dhe do të mbulohet në mënyrë
të barabartë nga Komuna e Junikut dhe MuSPP-i, financuar nga Agjensia Suedeze për
Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).
Me 10 Gusht 2010, kryetari i Junikut z. Agron Kuci dhe
kryekëshilltarja teknike e MuSPP-it znj. Krystyna Galezia do ti shkëmbejnë
marrëveshjet e bashkëpunimit për implementimin e projektit të lartpërmendur. Ceremonia
e shkëmbimit të marrëveshjeve do të fillojë në 11.30 në ndërtesën e Komunës së
Junikut.