Lajme dhe Ngjarje
Komuna e Gjilanit dhe UN-HABITAT i shkëmbyen Marrëveshjet e Bashkëpunimit për implementimin e CIP-it të Gjilanit
Me 10 Gusht 2010 në ora 8, në hapësirat e Programit të Mbështetjes
së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-HABITAT-it, z.Qemajl Mustafa, kryetar i
Komunës së Gjilanit dhe kryekëshilltarja teknike e MuSPP-it, znj. Krystyna
Galezia, i shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit për implementimin e Projektit
Investues Kapital në Gjilan. MuSPP-i në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Institutin
e Inxhinjerisë së Tërmeteve dhe Seizmologjisë në Shkup, Maqedoni (ISIIZ) i kane
inspekuar hapësirat shkollore në komunën e Gjilanit se sa janë rezistuese
karshi tërmeteve.
Si rezultat i inspektimit të ndërmarrë në gusht të vitit
2009, u konstatua se ndërtesat nga betoni, strukturalisht përputhen me mjedisin
seismik në të cilin edhe janë ndërtuar, derisa kategoria e ndërtimeve me tulla
kanë nevojë për riparim dhe përforcim. Me këtë rast, duke i konsideruar
karakteristikat e ndërtimeve ( madhësia e ndërtimit, akomodimi i nxënësve, lloji
i strukturës së ndërtimit dhe arsyeshmëria ekonomike), është vendosur që të bëhet
përforcimi i Qerdhës së fëmijëve Ardhmeria 2 si projekt i përbashkët i Programit
të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal financuar nga Agjensia Suedeze
për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe Kuvendi Komunal i Gjilanit
në vlerë të përgjithshme prej 224,021 dollarëve amerikan, dhe do të financohet
nga të dy palët. Detajet rreth këtij projekti janë gati të tenderohen, dhe vlerësohet
se punët do të kryhen deri në fund të Nëntorit 2010.