Lajme dhe Ngjarje
MuSPP vazhdon ti bashkëfinancojë projektet për përmirësimin e hapësirave publike në Ferizaj
Kryetari i Ferizajt z.Bajrush Xhemaili dhe udhëheqësja e MuSPP-it
znj. Krystyna Galezia, në hapësirat e Komunës së Ferizajt i shkëmbyen marrëveshjet
e bashkëpunimit për implementimin e Projektit Investues Kapital, gjatë takimit
të zhvilluar me 12 Gusht.
Ky dokument i specifikon përgjegjësitë e palëve në bashkë-financimin
e projektit investues kapital (CIP) për projektin e reduktimit të vërshimeve
për lumin Nerodime afër Urës së Dudit. Zhvillimi i këtij CIP-i doli si rezultat
i analizimit të reduktimit të përmbytjeve nga ana e MuSPP-it, Komunës së
Ferizajt dhe Institutit të Inxhinjerisë së Tërmeteve dhe të Seizmologjisë (IZIIS)
që ishte në pëlqim me Planin Zhvillimor Urban. CIP-i i Ferizajt është produkt i
bashkëpunimit në mes të stafit profesional të MuSPP-it dhe Komunës së Ferizajt.
Projekti kishte karrakter pjesëmarrës në të cilin u involvuan grupe të ndryshme
qytetarësh. Qëllimi kryesor i këtij projekti investues kapital është reduktimi i
përmbytjeve në zonat e identifikuara të rrezikut që përfshin regullimin e
shtratit të lumit Nerodime në gjatësi prej 300 metrash, por gjithashtu edhe
duke e përmirësuar qasjen në lum, duke ofruar hapësirë të lirë lëvizjeje për qytetarë
dhe zona të gjelbëruara. Shuma totale e projekit është 209 192 dollarë dhe do të
mbulohet nga Programi i MUSPP-it financuar nga Agjensia Suedeze për Zhvillim
dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Komuna e Ferizajt.
Kryetari i Ferizajt z.
Xhemajli e shprehu dëshirën e komunës për zgjerimin e përmirësimit të shtratit
të lumit edhe në të ardhmen, duke përdorur konceptin teknik dhe parametrat e këtij
projekti.