Lajme dhe Ngjarje
Stafi i MuSPP-it shkëmben eksperiencat në organizimin e Nomade in Metz
Në organizim të Komunës së Metzit në Francë dhe OJQ-ve Tabullarasa dhe Fondacionit Emmaus të Abe Pierre, Festivali Nomade in Metz do të mbahet në qytetin e Metz-it, për të dytën herë, nga 10 deri me 19 Shtator.
Me qëllim që festivali të organizohet sa më mirë, organizatorët vendosën që të marrin profesionistë nga jashtë që përveq mbështetjes së tyre në punët pregatitore, këtë festival ta pasurojnë edhe me përvoja të reja.
Një reprezentues nga stafi i MuSPP-it ishte njëri nga pjesëmarrësit në përgatitjen e festivalit i zgjedhur nga organizatori, ku angazhimi i tij kishte të bënte me përfshirjen e komuniteteve, me orgasnizimin e fushatës mediale por gjithashtu edhe nw ofrimin e përvojës së tij për gjetjen e donatorëve të mundshëm.
Pas një pune pregatitore një mujore të organizimit të Nomade in
Rëndësia e këtij festivali, që për here të parë u organizua vitin e kaluar është që ta paraqesë komunitetin dhe grupet e ndryshme etnike që jetojnë në Francë. Festivali i përfshin të gjitha format e shprehjes si letërsia, argëtimi në rrugë, muzika dhe vallëzimi, filmat, ekspozitat e fotografive, vizatimet, konferencat por gjithashtu edhe ushqimi dhe kuzhina, në lagje të ndryshme të qytetit të Metzit por edhe jashtë tij.
Festivali i mobilizon profestionistët, asociacionet, shkollat, universitetet, organizatat joqeveritare, bizneset, artistët dhe qytetarët. Vlën të theksohet se ky festival mëton të bëhet tradicional.
Vlen të theksohet se qëllim tjetër i këtij festivali është ta njoftojë komunitetin francez me romët nomadë dhe me jetën e tyre tradicionale, të cilët jetojnë në periferi të qytetit të Metzit.