Lajme dhe Ngjarje
Turneu kulturor rritet me 300 pjesëmarrës
Më shumë se 300 ciklistë iu bashkuan Turneut Kulturor 2010 të Dielen, me 19 shtator. Turneu Kulturor organizohet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit dhe Ditëve të Trashëgimisë Evropiane duke e promovuar mobilitetin e qëndrueshëm dhe në të njejtën kohë trashëgiminë kulturore të Kosovës, në një atmosferë unike e festive.
Këtë vit, Turneu Kulturor që do të fillojë në Prizren, në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit do të zhvillohet nën moton: Lëviz me mençuri, jeto më mirë.
Çiklistët u argëtuan nga performancat e vallëzimit në sheshin me diell të ndërtesës së Lidhjes së Prizrenit, për të vazhduar më pas me ngasjen e bicikletave në pjesën e vjetër dhe në qendrën e qytetit, që ishte i mbyllur për trafikun e veturave.
Më pas, e tërë grupa prej 300 vetave, e përbërë nga mashkuj dhe femra nga 6 deri në 60 vjec, u nisën për ta përshkuar zonën nga Prizreni deri në Mamushë, e më pas për të vazhduar për në Hocën e Madhe, kryesisht në rrugët dytësore, pa lëvizje makinash përskaj fshatrave të vogla, pyjeve, fushave dhe vreshtave. Në Mamushë, vallëzimi vazhdoi, ku të pranishmëve iu ofruan prodhime të freskëta nga arat e tyre, ku ciklistët morrën energji të mjaftuar për ta kaluar terrenin malor nga Retija për në Hocën e Madhe, ku në këtë të fundit u shtrua dreke.
Turneu Kulturor është nismë e Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë të UN-HABITAT-it (MuSPP) dhe Trashëgimisë Kulturore pa Kufi(CHwB), të dyja këto të financuara nga Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar(SIDA) dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Turneu Kulturor në edicionet e mëhershme e ka vizituar Pejën, Isniqin, Deçanin, Junikun, Gjakovën dhe Rahovecin, derisa në vitin 2011 do të zbulojë bukuri natyrore dhe kulturore në pjesë tjera të Kosovës, ku ky intinerar më pas të vazhdohet me familje dhe miq.
Shikoni ne Galerinë e Turneut Kulturor : Tour de Culture '10
--------
Video Reportazhi për turneun kulturor është këtë uebfaqe. Storia fillon pas 1h: 58 min.
-----------
Turneu Kulturor '10
------------
Turneu Kulturor
fletushka