Lajme dhe Ngjarje
PZHK-ja e Junikut afër finalizimit
Plani
Zhvillimor Komunal për Junikun është në fazën e tij finale. Me 14 Shtator, u
organizua një punëtori, ku morrën pjesë përfaqësues nga e ekipa e Programit të
Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), kuvendi komunal, organizatat e shoqërisë
civile dhe organizata tjera që punojnë me Komunën e Junikut si EULOG-u dhe OSBE-ja.
Kjo punëtori
kishte për qëllim të vënies në prioritet të projekteve/aksioneve që dalin nga
punëtoritë e tjera tematike dhe proceset konsultuese me ekspertë, përfaqësues
nga organizatat civile, ministritë, si dhe nga akterë dhe organizata të tjera
relevante. Në këtë takim, u caktuan organizatat dhe institucionet që do ta mbështesin
implementimin e çdo projekti /aksioni që do të ndërmirret. Gjithashtu në këtë
takim u analizuan dhe u diskutua edhe për implikimet buxhetore dhe kohore. Rezultatet
e punëtorive do të shqyrtohen dhe anlizohen me drejtorë komunalë me qëllim të
nxjerrjes së këndvështrimit politik.
Kjo detyrë
e nënvizon kompletimin e hartimit të PZHK-së dhe ia hap dyert procesit të
diskutimit publik proces ky i diskutimit të gjerë publik me qytetarë, grupe të
ndryshme të interesit si dhe me institucione.