Lajme dhe Ngjarje

Komuna e Junikut hapë diskutimin publik për Draftin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2010 – 2023 +

Ceremonia e hapjes së diskutimit publik për draftin e Planit Zhvillimor Komunal të Junikut filloi të premten, me 15 tetor në restaurant “Oda e Junikut” në Junik. Kjo ngjarje i mblodhi më shumë se 150 pjesëmarrës, të interesuar për ta parë prezentimin e draftit të PZHK-së. PZHK-ja është hartuar nga stafi komunal i Junikut nga Drejtoria Komunale për Urbanizëm, Gjeodezi dhe Mjedis, dhe është mbështetur nga Instituti për Planifikim Hapësinor(IPH) brenda Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Diskutimi publik i PZHK-së do të jetë i hapur deri me 15 Dhjetor 2010. Diskutimi publik ua mundëson banorëve dhe akterëve tjerë që t’i japin pikëpamjet e tyre, komentet, dhe të ngrisin çështje dhe ta ofrojnë mendimin e tyre para se plani t’i dorëzohet Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për shqyrtim, dhe më pas të miratohet në mënyrë përfundimtare nga ana e e Asamblesë Komunale të Junikut.

Në fjalën e tij hyrëse kryetari i Junikut Agron Kuci, e përmendi rëndësinë e PZHK-së që është dokumenti i parë dhe më i rëndësishëm i hartuar nga stafi komunal. Procesi i hartimit të draftit të planit i lejoi stafit komunal që t’i ngrit kapacitetet e tyre për aktivitetet e ardhshme të planifikimit. Z.Kuçi poashtu e falenderoi MuSPP-in, CHwB-në dhe IPH-në së bashku me institutet dhe agjensitë tjera të cilat asistuan dhe e mbështetën procesin. Ai nuk e la pa e përmendur edhe punën e nisur me 2009, nga qeveria e mëparshme lokale.

Në fjalën e saj hyrëse, udhëheqësja e UN-HABITAT-it në Kosovë, znj.Krystyna Galezia, i theksoi segmentet më të rëndësishme të Programit të MuSPP-it, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve, dhe në këtë rast, pa mëdyshje PZHK-në e Junikut e paraqiti si përvojë të suksesshme. Takimi u nderua me prezencën e këshilltarit të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Husnija Beshkovic, përfaqësuesve të institucioneve dhe agjensive të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare, komunave kosovare, Policisë së Kosovës, Agjensionit Regjional për Zhvillim RDA dhe EULOG-ut, të dyja këto të financuara nga ECLO, Programit Botëror të Ushqimit FAO, OSBE-së dhe KFOR-it. Duke e përdorur këtë rast Agjensioni gjerman – GTZ e shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për implementimin e projekteve në sektorin e rinisë. Kjo iniciativë korrespondon me projektin në vazhdim e sipër për rregullimin e oborrit të shkollës, që bashkë-financohet nga ana e Komunës së Junikut dhe MuSPP-it.Komuna e Junikut është komuna e parë në Kosovë që e ka marrë një qasje tjetër për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal(PZHK).

Për dallim me praktikat e deritanishme për tenderimin e planeve komunale tek kompanitë lokale dhe ndërkombëtare të cilat kërkonin cmim të lartë, komuna e Junikut këtë plan e ka hartuar me resurset e veta.PZHK-ja e Junikut është gjithpërfshirëse, dokument multi-sektorial që ka për qëllim të ofrojë vizion dhe qëllime të qarta për zhvillim e ardhshëm hapësinor të territorit të saj.               

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje