Lajme dhe Ngjarje
MuSPP e bashkëfinancon përmirësimin e qendrës së qytezës së Hanit të Elezit
Kryetari i Hanit të
Elezit, z.Rufki Suma dhe Udhëheqësja e Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal
(MuSPP) znj. Krystyna Galezia, i shkëmbyen Marrëveshjet e Bashkëpunimit për
implementimin e Projektit Investues Kapital (CIP) për rregullimin e qendrës së
qytezës së Hanit të Elezit. Ceremonia u mbajt me 19 Tetor në Sallën Komunale.
Zhvillimi i këtij
projekti doli nga shumë punëtori tematike dhe takime konsultative në mes të Komunës,
shoqërisë civile dhe stafit të MuSPP/UN-HABITAT-it. Projekti u hartua krahas me
procesin në shtëpi të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Hanit të
Elezit, poashtu i mbështetur nga MuSPP-i.
Krystyna Galezia, Udhëheqëse
e MuSPP-it theksoi se është mëse e rëndësishme që qytetarëve të Hanit të Elezit
tu ofrohet një qytet i mirë dhe i gjelbër, nga i cili qytetarët dhe
autoritetet do të jenë krenarë.
Rufki Suma, kryetar i Hanit
të Elezit e shprehu mirënjohjen e tij për MuSPP-in, implementuar nga
UN-HABITAT-i për kontributin dhe mbështetjen për proceset e planifikimit në këtë
komunë.
Kostoja totale e
projektit vlerësohet të jetë 70 mijë euro dhe do të mbulohet në mënyrë të
barabartë nga MuSPP-i i financuar nga Agjensia Suedeze për Kooperim dhe Bashkëpunim
Ndërkombëtar (Sida) dhe Komuna e Hanit të Elezit.