Lajme dhe Ngjarje
Përmirësimi i qasjes në shkollën fillore Meto Bajraktari në Mitrovicë
Kemi
kënaqësinë të lajmërojmë inaugurimin e Projektit të Investimit Kapital Përmirësimi i Qasjes në
Shkollën Fillore Meto Bajraktari në Mitrovicë, si projekt i bashkëfinancuar 50/50
nga Komuna e Mitrovicës dhe Programi për Mbështetjen e Komunave në Planifikim
Hapësinor, Faza 2(MuSPP2) i UN-HABITATit në Kosovë.
Projektet
e Investimeve Kapitale duhet të demonstrojnë planifikim të mirë të veprimit dhe
kanë për qëllim të shërbejnë si bazë për bashkëpunim më të ngushtë midis pjesëmarrësve,
duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile dhe qeveritë lokale, për
zhvillimin e ideve, projekteve dhe implementimin e tyre.
Synimi
i këtij projekti ishte ri-krijimi i një hapësire publike kualitative, si
rezultat i një proçesi kreativ dhe të integruar të planifikimit, i cili do të
ngërthente dhe ndikonte në një grup më të gjërë të qytetarëve, duke përdorur
teknikat pjesëmarrëse në planifikim, duke paraqitur tipare të reja të projektimit
standard dhe teknika praktike, të lehta për tu përsëritur.
Ky
projekt ka filluar përmes një peticioni nga komuniteti i shkollës dhe është
zhvilluar në bisedime me nxënësit, prindërit dhe fqinjtë e shkollës. Angazhimi
i qytetarëve dhe lagjeve të tyre në bisedime dhe pjesëmarrje në procesin e
planifikimit janë thelbësore për pëmirësimin e kualitetit të jetës në qytete.
Prandaj inaugurimi I këtij projekti të përbashkët të UN-HABITATit dhe Komunës së
Mitrovicës paraqet një hap të vogël por të rëndësishëm në krijimin e kushteve
të favorshme për një zhvillim të qëndrueshëm urban në Mitrovicë.
Ceremonia
e inaugurimit do të mbahet të mërkurën, me 3 Tetor 2010 në orën 14:00 në lokacionin
e Shkollës Fillore METO BAJRAKTARI në
Mitrovicë. Kryetari i KK të Mitrovicës Z. Avni Kastrati, dhe Znj.Krystyna
Galezia, Kryesuesja e Zyrës së UN-HABITAT-it në Kosovë, do ti drejtohen
publikut me nga një deklaratë të shkurtër.