Lajme dhe Ngjarje
Ftesë në konferencën Konferencën mbi Vizionimin si mjet i planifikimit pjesëmarrës
Konferenca mbi Vizionimin si mjet i
planifikimit pjesëmarrës është
organizuar nga UN-HABITAT/ Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor
Komunal(PMPHK) i financuar nga Sida, dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor, përkrahur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,
Friedrich Ebert Stiftung dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufij.
Punëtoritë
e vizionimit kanë qenë aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës, të
organizuara më një pjesëmarrje aktive të zyrtarëve të pushtetit lokal dhe
organizatave të shoqërisë civile nga nëntë komunat e Kosovës.
Qëllimi
kryesor i Konferencës është të kuptuarit e mirëfilltë të fuqisë së vizionimit
pjesëmarrës si mjet I planifikimit dhe ndikimin e tij në organizimin e ardhshëm
territorial dhe menaxhimin e ndonjë lagjeje, qyteti ose regjioni bazuar në
konceptet dhe vizionin e përbashkët. Gjithashtu, synon ngritjen e qeverisjes së
mirë perms metodave të planifikimit pjesëmarrës dhe çështjeve të ndjeshme
gjinore.
Konferenca
do ti sjellë së bashku një numër të komunave duke filluar prej atyre që janë në
fillim të procesit të planifikimit hapësinor deri tek ato që janë duke i
implementuar planet e tyre. Gjithashtu, konferenca do të ofrojë mundësinë e shkëmbimit
të eksperiencave me përfaqësuesit e shteteve të ndryshme mbi temat e ndërlidhura.
Konferenca
nuk do të ofrojë vetëm një vështrim të asaj që është bërë në ciklin e parë të
punëtorive të vizionimit por gjithashtu do të nxjerr rekomandime dhe udhëzime për
ciklin e ardhshëm të vizionimit, të rezultuar në Notë Këshillëdhënëse nga PMPHK
për bashkëpunëtorët e tij në nivelin qëndror dhe lokal.
Konferenca do të mbahet në Hotel Grand, Prishtinë/Pritina,
më 9 Nëntor, 2010, duke filluar në 09:30.