Lajme dhe Ngjarje
Ligjerata Zhvillimi i qëndrueshëm urban dhe rural
Menaxhimi i
qëndrueshëm i burimeve natyrore poashtu i atyre teknologjike dhe njerëzore
është një domosdoshmëri si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale të gatshme
për të siguruar një drejtim pozitiv të zhvillimit. Procesi i planifikimit pjesëmarrës
është parakusht në mënyrë që komuniteti të sfidohet me qëndrueshmërinë,
përmirësimin e kualitetit të jetesës së banorëve dhe të bëjë tërheqjen e
aftësive dhe burimeve të nevojshme në drejtim të zonës.
Prandaj,
njëri prej faktorëve më të rëndësishëm në krijimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit
të shëndoshë natyror dhe në këtë mënyrë të mirëqenies tonë, është një lloj i
rrethit në të cilin ne jetojmë. Format fizike të qyteteve dhe lagjeve tona,
sistemi ynë i transportit, dhe mënyra se si ne e shfrytëzojmë energjinë,
materialin dhe burimet ujore, kanë ndikim në qëndrueshmërinë mjedisore, dhe në
jetën tone të përditshme.
Poashtu, do
të jipet mundësia e shkëmbimit të eksperiencave me përfaqësuesit nga Suedia,
Turqia dhe Shqipëria mbi mënyrën e adresimit të çështjeve të sipërpërmendura.
Ligjerata
do ti sjell së bashku përfaqësuesit akademik, studentët, dhe gjithë ekspertët
relevant dhe akterët kyç të cilët luajnë rol të rëndësishëm në terren.
Ligjerata
do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, më 8 Nëntor,
2010, duke filluar në 17:00.