Lajme dhe Ngjarje
Punëtoria e vizionimit për Komunën e Graçanicës
Punëtoria u organizua nga UN-HABITAT-i në bashkëpunim me
Trashëgiminë Kulturore pa Kufi, Fondacionin Friedrich Ebert dhe ICO-n, prej 25
deri 29 Nëntor 2010, në Ohër të Maqedonisë.
Zyrtarët komunalë duke përfshirë kryetarin, pjesëtarët e
komunitetit dhe përfaqësues nga OJQ të ndryshme që operojnë në Graçanicë, si
dhe përfaqësues të sektorit privat punuan së bashku në zhvillimin e vizionit për
të ardhmen e komunës së tyre.
Qëllimi i punëtorisë së vizionimit ishte që ti inkurajojë
pjesëmarrësit në shkëmbimin e mendimeve dhe kujtimeve të tyre për komunën dhe që
bashkërisht të fillojnë të mendojnë për të ardhmen dhe të zhvillojnë ide të
reja se si ta bëjnë Graçanicën një vend të mirë për të gjithë.
Ky ishte hapi i parë drejt planit zhvillimor komunal dhe
rezultati nga kjo punëtori do të përdoret si kontribut për fazat e ardhshme.
Rezultatet nga kjo punëtori do të prezentohen para një
audience të gjerë dhe qytetarëve të Gračanicës në një prezentim multi-medial që
do të mbahet në një të ardhme të afërt. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për diskutim ku
sygjerimet dhe vërejtjet do të mirren parasysh.