Lajme dhe Ngjarje
Hapja e Shqyrtimit Publik të Draft-Planit Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit 2010-2025+
Hani i Elezit është
komuna e dytë që ka filluar hartimin e
bërjes vet të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) me kapacitete komunale.
Drejtoria Komunale për Urbanizëm, Gjeodezi dhe Mjedis është duke e hartuar
PZHK-në në mbështetje të Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal,
implementuar nga UN-HABITAT-i dhe i financuar nga SIDA. Ky dokument ka karakter
të planit multi-sektorial që ka për synim të ofrimit të qëllimeve dhe vizionit
të qartë për zhvillimin e ardhshëm hapësinor në territorin e komunës.
Me 17 Dhjetor 2010, në
ora 11, në Shtëpinë e Kulturës në Hanin e Elezit, do të bëhet hapja ceremoniale
e shqyrtimit Publik të draftit të Planit Zhvillimor Komunal 2010-2025+. Shqyrtimi
Publik do të jetë i hapur deri me 17 Shkurt 2011, në ora 11:00. Shqyrtimi publik
është rasti i fundit për qytetarët dhe akterët e ndryshëm që ti ofrojnë pikëpamjet
e tyre, komentet, të ngrisin çështje dhe të japin propozime, para se plani të dërgohet
në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për pëlqim dhe para
miratimit përfundimtar nga Asambleja Komunale e Hanit të Elezit.