Lajme dhe Ngjarje
MuSPP e nënshkruan marrëveshjen për bashkë-financimin e rregullimit të “Korridorit të Gjelbër të Lumit Lushta” në Mitrovicë
Të martën,
me 25 Janar 2011, kryetari i Mitrovicës, z.Avni Kastrati dhe Udhëheqësja e
Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) znj. Krystyna Galezia e nënshkruan
Marrëveshjen e Bashkëpunimit për implementimin e Projektit Investues Kapital për
“Korridorin e Gjelbër të Lumit Lushta”.
Korrdidoret
e gjelbëra përgjatë lumenjve të qytetit janë koncepti më domethënës i
rregullimit të hapësirave të gjelbëra dhe të kaltëra, dhe kështu paraqiten edhe
në Planin Zhvillimor Komunal. Lumi Lushta është njëri nga lumenjtë që kalon nëpër
qendër të qytetit dhe është i vështirë të kalohet skaj tij. Qëllimi i projektit investues kapital është që
ta japë një kontribut të fuqishëm në krijimin e Korridorit të Gjelbër të Lumit
Lushta, duke e fuqizuar funksionin e tij si korridor i transportit jo-motorik duke
e rregulluar qasjen në rrugë dhe në shtegun për këmbësorë. Rregullimi i shtegut
për këmbësorë, do të shërbejë si një lidhje për transportin jo-motorik duke
ofruar qasje të sigurtë dhe të shpejtë deri në qendër të qytetit për banorët që
jetojnë në pjesën jugore dhe atyre që jetojnë në qendër ta shijojnë peizazhin e
bukur dhe gjysmë rural rreth Lumit Lushta dhe fshtrave përreth tij.
Intervenimi
më i madh në këtë projekt do të bëhet në udhëkryqin te Teuta/Selaci në qendër të
qytetit, aty ku Lushta kalon nën shëtitoren qëndrore. Intervenimet tjera kanë të
bëjnë me përmirësimin e lidhjes me rrjetin e shtigjeve të qytetit në pjesën
jugore te lumit, largimin e mbetjeve në lum dhe krijimin e një zone të re
publike me karakteristika të ndryshme urbane. Projekti u zhvillua dhe u
implementua bashkarisht nga komuna dhe banorët, organizatat e shoqërisë civile
që i përfaqësojnë interesat e njerëzve me nevoja të veçanta dhe atyre të shërbimeve
publike, në një seri të takimeve konsultative dhe punëtorive.
Në fjalën e
tij hyrëse, Kastrati e falenderoi UN-HABITAT-in për përkrahjen e vazhdueshme dhënë
Komunës së Mitrovicës në adresimin e çështjeve me rëndësi në menagjimin dhe
planifikimin urban, duke e nënvizuar bashkëpunimin e mirë me këtë organizatë.
Krystyna
Galezia, Udhëheqësja e MuSPP-it e shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin e
mirë dhe nënshkrimin e marrëveshjes për implementimin e këtij projekti, i cilësuar
si shumë i rëndësishëm për qytetin.
“Korridori
i Gjelbër i Lumit Lushta” është projekt i financuar në shkallën 50%/50% nga ana
e Komunës së Mitrovicës dhe Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal, Faza 2
e UN-HABITAT-it në Kosovë, financuar nga Agjensia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar,
SIDA. Kostoja e këtij projekti vlerësohet të jetë rreth 300 000 Dollarë
amerikanë.