Lajme dhe Ngjarje
Komuna e Junikut ia dorëzon draftin e PZHK-së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Me 7 Shkurt
2011, Komuna e Junikut zyrtarisht ia dorëzoi Ministrisë së Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor (MMPH) draftin e Planit Zhvillimor Komunal tw Junikut për
pëlqim.
Drafti i
PZHK-së i plotëson të gjitha obligimet ligjore, duke përfshirë edhe procesin e
shqyrtimit publik, në të cilën periudhë plani u hap për qytetarë dhe akterë të
ndryshëm që ti japin mendimet dhe komentet e tyre dhe të ngrisin çështje dhe
propozime për këtë plan para se plani ti dorëzohet Ministrisë së Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor për pëlqim dhe para miratimit të tij nga Kuvendi Komunal
i Junikut.
PZHK-ja e Junikut
është shembulli i parë në Kosovë ku PZHK-ja është hartuar me një qasje tjetër në
krahasim me praktikat e deritanishme. Plani është hartuar nga stafi komunal i
Junikut në mbështetje të MuSPP/UN-HABITAT-it, Trashëgimisë Kulturore pa Kufi
(CHwB) dhe Institutit të Planifikimit Hapësinor në kuadër të MMPH-së.
Pas aprovimit
të tij, PZHK-ja e Junikut do të shërbejë për udhëheqjen e zhvillimit të
ardhshëm të Junikut.