Lajme dhe Ngjarje
Shqyrtimi publik i draft Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Rregullimin e Vendbanimeve Joformale 2011 2015
Ceremonia e hapjes së shqyrtimit publik të Strategjisë dhe Planit
të Veprimit për Parandalimin dhe Rregullimin e Vendbanimeve Joformale 2011
2015, u mbajt të Enjten, me 10 Mars 2011 në objektin e ministrive Rilindja.
Kjo strategji është hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
(MMPH).
Drejtori i Drjetorisë së Planifikimit Hapësinor (DPH), Agim
Radoniqi, e hapi takimin duke shpjeguar se Kosova e ka nënshkruar deklaratën e
Vjenës për vendbanimet joformale në vitin 2005, dhe me këtë qëllim edhe kjo
strategji për vendbanimet joformale është zhvilluar. Sipas tij, diskutimi publik
do të vazhdojë për 30 ditë. Shqyrtimi publik u jepë mundësi palëve të ndryshme që
ti japin pikëpamjet dhe komentet e tyre, dhe ti ngrisin çështjet dhe brengat
e tyre.
Znj. Vjollca Puka, nga DPH e prezentoi Situatën Aktuale me Vendbanimet
Joformale në Kosovë. Prezentimin e fillloi duke u ndalur te metodologjia e përdorur
për mbledhjen e të dhënave për vendbanimet joformale, duke vazhduar më pas me
analizën në kontekstin politik dhe institucional si dhe me informacionin bazik
se në çka e ka mbështetur pregatitjen e raportit. Në prezentim ajo e përmendi
edhe mbështetjen e dhënë nga sektorët tjerë të ministrive, institucionet
qeveritare si dhe nga organizatat ndërkombëtare si UN-HABITAT-i, OSBE-ja dhe
LOGOS-i.
Më pas ajo theksoi se në Kosovë janë 174 vendbanime joformale, ose
nëse shpjegohet në mënyrë territoriale rreth 64% e territorit të përgjithshëm është
e mbuluar me këto vendbanime, ku jetojnë rreth 150,724 banorë.
Suzana Goranci nga DHP vazhdoi me przentimin e draft Strategjisë
dhe Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Rregullimin e Vendbanimeve Joformale
2011 2015. Takimi vazhdoi me komente dhe sqarime nga pjesëmarrësit dhe
MMPH-ja.