Lajme dhe Ngjarje
Shqyrtimi publik i draftit të Planit Zhvillimor Komunal të Prizrenit 2010-2025+
Komuna e
Prizrenit në bashkëpunim me Konzorciumin e kontraktuar për hartimin e Planit
Zhvillimor Komunal (PZHK), e ka kompletuar fazën e katërt dhe të pestë të
draftit të parë të "PZHK-ja e Prizrenit 2010 - 2025+". Hartimi i
PZHK-së, kishte karakter pjesëmarrës, gjithpërfshirës dhe transparent, ku gjatë
tërë procesit mbështetje ka dhënë UN-HABITAT-i përmes Programit të Mbështetjes
së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP).
Me qëllim të
inkurajimit të publikut, akterëve dhe të gjitha palëve të interesuara për të dhënë
mendimet e tyre për draftin e parë të PZHK-së, në përputje me Ligjin për
Planifikim Hapësinor të Kosovës, me 24 Mars, në Asamblenë Komunale të Prizrenit
u hap shqyrtimi publiK për draftin e parë të PZHK-së. Në këtë takim morrën pjesë
përfaqësues të komunës, shoërisë civile, kompanisë hartuese, Ministrisë së
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, UN-HABITAT-it dhe USAID-it.
Në takim u
prezentuan dy fazat finale të PZHK-së. Prezentimi i Veprimeve dhe Strategjisë Implementuese,
i demonstroi strategjitë dhe veprimet e nevojshme për arritjen e qëllimeve të përcaktuara
për periudhën e caktuar; ku prezantimi i fazës së zbatimit të dispozitave i
prezentoi dispozitat që janë më thelbësore për ta siguruar zbatimin e PZHK-së.
Pjesëmarrësit
i dhanë rekomandimet dhe sugjerimet për komunën dhe kompaninë e kontraktuar për
draftin ekzistues të PZHK-së. Megjithkëtë, pritet që ata ti japin edhe komentet e shkruara gjatë periudhës së
shqyrtimit publik. Shqyrtimi publik do të vazhdojë në 60 ditët e ardhshme,
ashtu siç kërkohet nga Ligji për Planifikim Hapësinor i Kosovës.