Lajme dhe Ngjarje
Komuna e Hanit te Elezit ka dorëzuar draft raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) dhe draft Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) ne Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)
Më 19 prill 2011 komuna e Hanit të Elezit ka dorëzuar draft raportin e VSM-së dhe PZHK-së në MMPH për marrjen e pëlqimit. PZHK është hartuar nga stafi komunal me ndihmën e Programit për Mbështetje të Komunave ne Planifikim Hapësinor ( MuSPP) i implementuar nga UN-HABITAT-i dhe financuar nga Sida. Pas marrjes së pëlqimit nga MMPH për draft raportin e VSM-së dhe draft PZHK-së dokumentet do të dorëzohen në Asamblenë Komunale për aprovim.