Lajme dhe Ngjarje

Më 29 prill 2011 është hapur shqyrtimit publik i Planit Zhvillimor Urban (PZHU)

 

Komuna e Hanit të Elezit ka hartuar PZHU 2010-2025+. Dokumenti i PZHU-së është hartuar nga Komuna, e mbështetur nga Programi për Mbështetjen e Komunave Planifikimit Hapësinor (MuSPP), i implementuar nga UN-HABITAT-i dhe financuar nga Sida. Me qëllim të inkurajimit të publikut, grupeve të interesit dhe të gjitha palët e interesuara për të dhënë komente lidhur me draftin e PZHU-së, më 29 prill 2011 në Shtëpinë e Kulturës në Han të Elezit, u hap shqyrtimi publik i draft PZHU-së. Veprimtaria u ndoq nga përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues nga komuniteti i biznesit, shoqëria civile, KFOR-i, Këshilli i ekspertëve të planifikimit, Komuna e Hani i Elezit dhe UN-HABITAT-it. 

 Draft PZHU u prezantua nga Drejtoria e Urbanizmit si një bartës të projektit. Kopja e shtypur e versionit të shkurtër dhe versionin e plotë e dokumenteve në CD-ve u janë shpërndarë pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit dhanë rekomandimet dhe sugjerimet megjithatë pritet që ata të japin komente me shkrim përmes periudhës së shqyrtimit publik. Periudha e shqyrtimit publik do të zgjasë 30 ditë. Pas përfundimit të shqyrtimit publik komentet e mundshme do të inkorporohen ne dokument dhe pastaj dokumenti dërgohet ne Asamblenë Komunale për aprovim.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje