Lajme dhe Ngjarje

Prezantimi I draft-strategjisë dhe planit të veprimit mbi parandalimin dhe rregularizimin e vendbanimeve joformale në Kosovë

Në vazhdimësinë e diskutimit të draft-strategjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPH), së bashku me Programin për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor të UN-HABITAT-it dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) organizuar një sërë tryezash të rrumbullakëta në Kosovë prej 16-20 maj 2011. Më shumë se 150 përfaqësues të komunave dhe organizatave të shoqërisë civile morën pjesë dhe kontribuuan me diskutimet e tyre të frytshme gjatë këtyre debateve. 
Në Mars 2011, draft-strategjia dhe plani I veprimit mbi parandalimin dhe rregularizimin e vendbanimeve joformale 2011-2015 ishte vënë zyrtarisht në diskutim publik për 30 ditë. në mënyrë që të sigurohet informimi korrekt i akterëve relevant, u vendos që të organizohen pesë tryeza të rrumbullakëta për të përfshirë të gjitha komunat e Kosovës.
Qëllimi I tryezave ishte të rrisin vetëdijen tek niveli lokal mbi rëndësinë e rregullimit dhe parandalimit të vendbanimeve joformale. Të iu ofrohen mundësia pjesëmarrësve të informohen mbi përmbajtjen e strategjisë dhe planit të veprimit dhe ngritin diskutime rreth zbatimit të veprimeve të ardhshme. Tryezat ofruan mundësi për të marrë komentet dhe sugjerimet nga pjesëmarrësit për strategjinë dhe planin e veprimit të cilat do të shërbejnë si kontribut në kompletimin e dokumentin final.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje