Lajme dhe Ngjarje

Assambleja Komunale e Hanit te Elezit miratoi Plannin Zhvillimor Komunal dhe Urban

Më 26 shtator 2011, Asambleja Komunale e Hanit të Elezit miratoi Planin Zhvillimor Komunal dhe Urban (PZHK/PZHU-se). PZHK/PZHU-se janë hartuar nga stafi komunal me ndihmën e Programit për Mbështetje te Komunave ne Planin Hapësinor (MuSPP) i implementuar nga UN-HABITAT-i dhe i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Nderkombetar (Sida). PZHK/PZHU-se e Hanit te Elezit përfshinë edhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) si kërkese formale për PZHK/ PZHU-se. Hartimi i PZHK/ PZHU-se ka involvuar konsultimet, takimet dhe komentet për kualitetin e draft versioneve, komente te ardhura nga grupet e ndryshme te interesit sikurse nga sektori publik ashtu edhe privat, organizatat joqeveritare, komuniteti i biznesit, mediat dhe qytetaret e ndryshëm. Tani PZHK dhe PZHU do te shërbejnë si kornize për udhëzimin e zhvillimit social, ekonomik, mjedisor dhe hapësinor te Hanit te Elezit.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje