Lajme dhe Ngjarje
Komuna e Ferizajt aprovon dy komponentët e Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban (Vlerësimi i Rreziqeve dhe Menaxhimi i Fatkeqësive (VRMF) si dhe Transport)
Me 5 gusht 2011 Asambleja Komunale e ka aprovuar dy komponentët dy komponentët e Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban (Vlerësimi i Rreziqeve dhe Menaxhimi i Fatkeqësive VRMF si dhe Transport)
Këto dy dokumente janë hartuar nga Drejtoria për Urbanizëm Pronësi Gjeodezi dhe Kadastër me ndihmën e Programit për Mbështetje të Komunave ne Planifikim MuSPP2 i financuar nga Sida dhe implementuar nga UN-HABITAT-i Kosovë. .
Komuna e Ferizajt ka aprovuar PZHK/U-ne më pare ne vitin 2009. Megjithatë disa nga komponentët janë vlerësuar nga Komuna qe duhet të përmirësohen me tepër, ne veçanti VRMF dhe Transporti. Kwshtu qw pwr hartimin e këtyre dokumenteve Drejtoria për Urbanizëm Pronësi Gjeodezi dhe Kadastër me ndihmën e Programit për Mbështetje të Komunave ne Planifikim MuSPP2 ka eksploruar dhe identifikuar hapësirat e ndjeshme ndaj fatkeqësive natyrore dhe te shkaktuara nga faktori njeri sikurse: vërshimet, tërmetet, erozioni dhe zjarret ne veçanti ne zonat e vendbanimeve dhe gjithashtu kane analizuar heshtjet e infrastrukturës se transportit dhe mobilitetit, te gjitha këto për hartimin e komponentëve te VRMF-se dhe Transportit.
Këto dy komponentë të aprovuara nga Asambleja Komunale nga tani e tutje do te jene pjese e PZHK/U-së.