Lajme dhe Ngjarje

Qytetarët e Parteshit hartojnë një vizion për komunën e tyre të re

Komuna e Parteshit zhvilloi një punëtori vizionimi për të nisur hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Urbane. Punëtoria e vizionimit për Partesh u organizua bashkërisht nga UN-HABITAT / Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), Friedrich Ebert Stiftung (FES),dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Ajo u mbajt në Ohër / Maqedoni 19-23 korrik, 2011.
Grupi i pjesëmarrësve në punëtorir nga komuna e Parteshit / Partesh përbëhej nga zyrtarët komunal, shoqëria civile, komuniteti i biznesit dhe qytetarët në përgjithësi. Mbështetje profesionale në punëtori është dhënë nga stafi i MuSPP-it, Institutit dhe Departamenti i Planifikimit Hapësinor në MMPH, CHwB dhe FES. Punëtoria u nderua edhe nga prania e kryetarit të Malishevës, komunë e cila së fundi iu ka bashkangjitur MuSPP-it , këshilltari i ministrit të MMPH-së si dhe Shefja e MuSPP / UN-HABITAT-it, zyra në Kosovë. Pjesëmarrësit ishin të ndarë në 4 grupe pune, dhe ata punuan në aspekte të ndryshme për komunën e tyre, dhe produkti përfundimtar ka qenë një deklaratë e përbashkët e vizionit dhe dy moto. Deklarata e vizionit është si vijon: komuna të reja me traditë të pasur kulturore, ekologjike, me bujqësi të transformuar dhe infrastrukturën që aspiron zhvillim të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, motot që rrjedhin nga grupet e punës janë: "vizituan, vërejtën, mbetën" dhe "komunë e  re, mundësi e  re "
Rezultatet e punës intensive në këtë punëtori 4 ditore do të përdoret si një bazë për udhëheqjen e procesit të hartimit të dokumentit të PZHK-së dhe PZHU-së, dhe ato do të paraqitet në një audiencë më të gjerë në komunë në një fazë të mëvonshme.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje