Lajme dhe Ngjarje

Të dielën e ardhshme më 25 shtator, hipni biçikletës dhe ejani në Turneun Kulturor 2011!

Turneu Kulturor është një iniciativë e Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal nga UN-HABITAT (MuSPP) dhe Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB), të dyja të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim në Zhvillimin Ndërkombëtar (Sida). Ky aktivitet është tipik në Kosovë, i cili buron nga sinergjia e parimeve nga Ditët Evropiane të Trashëgimisë (EHD), Java Evropiane e Lëvizshmërisë (EMW) dhe programeve përkatëse të kësaj kornize të CHwB-së dhe UN-HABITAT-it. Turnetë Kulturor ‘08, ‘09 dhe ‘10 janë mbajtur kryesisht në pjesët perëndimore, jugperëndimore dhe jugore të Kosovës, duke përfshirë në këto drejtime edhe një përzgjedhje të llojllojshme të objekteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Për herët e ardhshme, Turneu Kulturor është e sigurt se do të bëhet një traditë moderne dhe do të shtrihet edhe në pjesët tjera të Kosovës.
Objektivi i përgjithshëm i Turneut Kulturor është që të promovohen dhe zbulohen bukuritë ekzistuese të trashëgimisë natyrore dhe promovimi i trashëgimisë së përgjithshme dhe të përbashkët kulturore në Kosovë, që janë pasuri e vlefshme për turizmin kulturor, kurse të eksploruara me anë të mënyrave më të shëndetshme dhe të gjelbra të transportit do të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një kulture të re për lëvizshmërinë urbane në Kosovë.
Komunitetet, të rinjtë, mediet dhe opinioni i gjerë do ta përjetojnë një formë alternative të promovimit të trashëgimisë kulturore, të larguar nga stereotipet dhe kontekstet politike që i jepen asaj. Në këtë mënyrë, ajo do t’i afrojë më shumë njerëzit mes vete pa ndonjë paragjykim. Kurse një vlerë e shtuar do të jetë promovimi i çështjeve lidhur me lëvizshmërinë urbane dhe me ndotjen e mjedisit.
Ky turne parasheh edhe ndalesat dhe vizitat në objektet e ndryshme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Kosovë. Ky turne nuk është garë, kurse çiklistëve do t’ju jep mundësinë që shtegun ta kalojnë sipas ritmit të tyre, duke zgjedhur që të bashkohen apo të largohen nga turneu kur të duan. Shtegu është përgatitur në atë mënyrë që t’ju përshtatet çiklistëve, pa marrë parasysh moshën, gjininë apo gjendjen fizike. Nëse dëshironi të shfrytëzoni ndonjë formë tjetër të transportit jo-motorik si vrapin, patinat me rrotë, kalërimin, etj, jeni të mirëseardhur për një pjesë apo gjatë tërë udhëtimit.
 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje