Lajme dhe Ngjarje
Hapja zyrtare e Fazës së tretë të Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal, implementuar nga UN-HABITAT-i
Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor
Komunal, financuar prej Qeverisë Suedeze përmes Sida-s, është duke e hapur
fazën e tretë të programit.
PSE faza e tretë e Programit për Mbështejtjen e Planifikimit Hapësinor
Komunal?
Propozimi për vazhdimin e Programit të Mbështetjes
së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) është përgatitur ti përgjigjet
kërkesës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ta përkrahur planifikimin
hapësinor she urban, si dhe çështjet tjera në 12 komunat e përzgjedhura.
Shkurtimisht, MuSPP3 paraqet vazhdimësinë e
proceseve dhe metodave të aplikuara në projektet e mëhershme me fokus të qartë
në fuqizimin e kapacitetit të planifikimit dhe menaxhimit të komunave, për
përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm.
Përmbajtja e projektit është përgatitur duke marrë
parasysh prioritetet e qeverisë së Kosovës, nevojat e raportuara prej komunave,
objektivat e bashkëpunimit të Sida-s dhe mandatin e UN-HABITAT-it, si dhe
mësimet e mësuara dhe përvojat prej fazave të mëhershme të MuSPP-it.
Objektivat e veçanta të
programit janë si në vijim:
Objektivi 1: Kontribuoj në zhvillimin e qëndrueshëm të komunave
partnere përmes intervenimeve të planifikimit gjithëpërfshirës dhe strategjik
me fokus të veçantë në mjedis.
Objektivi 2: Ngritja e demokracisë lokale përmes proceseve të
planifikimit komunal transparent dhe pjesëmarrës.
Objektivi 3: Përmirësimi i mjedisit fizik përmes projekteve
demonstruese të identifikuara dhe dizajnuara përmes intervenimeve të
planifikimit urban.
Objektivi 4: Fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve të
nivelit qëndror përmes këshillave mbi politikat.
Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal, implementuar
prej UN-HABITAT-it
Kush: Krystyna Galezia, Krye-këshilltare teknike/ Udhëheqëse e Zyrës së UN-HABITAT-it
programit në Kosovë
Çka: Hapja zyrtare e fazës së tretë
të Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal
Kur: E Enjte, 1 Dhjetor 2011, 10:30 12:00
Ku: Salla e konferencës, në katin përdhesë të objektit të
Ministrive Rilindja Prishtinë
Pse: Hapja zyrtare e Fazës
së tretë të Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal,
implementuar prej UN-HABITAT-it.
Agjenda do të përfshijë përmbledhjen e të arriturave
dhe impaktin e MuSPP2, dhe prezantimin e aktiviteteve të ardhshme nën
MuSPP3. Gjithashtu do të keni mundësi të
diskutoni dhe komentoni si dhe keni rastin ti takoni përfaqësuesit e Sida-s
dhe Zyrës së UN-HABITAT-it në Nairobi.
Objektivi i përgjithshëm i fazës së 3-të të Programit për Mbështetjen e Planifikimit
Hapësinor Komunal është të kontribuoj në zhvillimin e qëndrueshëm multi-etnik
të Kosovës përmes zhvillimit të planifikuar dhe balancuar të komunave, të
zonave urbane dhe rurale si dhe të lagjeve, poashtu integrimin e komuniteteve
në planifikim, zhvillim dhe proceset e implementimit duke e sjellur Kosovën më
afër integrimin në BE.