Lajme dhe Ngjarje

Në Ferizaj u be inaugurimi i projektit - Reduktimi i Vërshimeve ne lumin Nerodime te “Ura Dudit “

Ceremonia e inaugurimit të projektit  kapital (PIK) Reduktimi i vërshimeve në lagjen "Ura Dudit" në Ferizaj u be më 30 nëntor 2011. Përfaqësues nga MuSPP / UN-HABITAT-së, zyra ne Prishtinë, nga qendra e UN-HABITAT-it Nairobi, përfaqësues nga Sida (donator i projektit), ambasada suedeze në Prishtinë, mediat lokale dhe qytetarë të ndryshëm morën pjesë në ceremoni. ..
Projekti ka filluar në vitin 2009 si pjesë e procesit të Vlerësimit të Rreziqeve dhe Menaxhimit te Fatkeqësive (VRMF). Pas këtij studimi dhe është pa nevoja e intervenimit për reduktimin e vërshimeve. Gjate procesit te hartimit te draft dokumentit VRMF është përgatitur, një studim në terren është bere duke angazhuar një konsulent të jashtëm në mënyrë që të dilet me një studim hidrologjik. Vendi për implementimin e projektit është zgjedhur të jetë ne lagjen "Ura Dudit". Që atëherë, MuSPP, UN-HABITAT-i ka dhënë mbështetje teknike për komunën për dizajnimin e shtratit të lumit dhe krijimin e hapësirës publike përreth. Procesi i përzgjedhjes projektit ishte transparent dhe ka kaluar  nëpër procese të ndryshme pjesëmarrëse, ku grupet e ndryshme sikurse pronarët e pronave përreth lumit, qytetarë nga lagjja dhe publiku ishin të përfshirë gjate tere procesit

Ne ceremoninë e inaugurimit Znj Krystyna Galezia, shefe e  MuSPP / UN-HBITAT ne Kosovë shprehu kënaqësinë e saj për zbatimin e këtij projekti qe kishte qëllim kryesor Reduktimin e vërshimeve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë zonë. Znj Galezia po ashtu theksoi   bashkëpunimin mes komunës dhe MuSPP / UN-HABITAT-it gjatë tere procesit të planifikimit të tërë në Ferizaj.

Z. Bajrush Xhemaili, kryetari i Ferizajt shprehu mirënjohjen e tij për të MuSPP / UN-HABITAT-it dhe SIDA-n për mbështetjen ne zbatimin e këtij projekti, si dhe hartimin e dokumentit DRAM.

Z. Tomas Nystrom, përfaqësues i Sida-s zyrës në Suedi, përgëzoi zbatimin e suksesshëm të projektit dhe rëndësinë e ndikimit të projektit ne përmirësimin e mjedisit duke pasur parasysh  ndryshimet klimatike. Z. Ajet Qerkini, në emër të komunitetit, shprehu mirënjohjen e tij dhe u dhuroi nga një punim simbolik prej druri si një simbolike e vlerësimit të MuSPP / UN-HABITAT-it dhe SIDA.

Ceremoninë e inaugurimit ka vazhduar me një shëtitje të lirë së bashku shtratit të lumit ku disa ndalesa me koktej rasti dhe ushqim tradicional të ofruara nga komuniteti.

Projekti Reduktimi vërshimeve ishte 50/50 bashkë financim i financuar nga Komuna e Ferizajit dhe Programit për Mbështetje të ne Planifikimit Hapësinor faza e dyte (MuSPP2) UN-HABITAT në Kosovë, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe  Bashkëpunim (Sida).

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje