Lajme dhe Ngjarje

Inaugurimi i projektit – Korridori i gjelbër i lumit Lushta, Mitrovicë

Ceremonia e inaugurimit të Korridorit të gjelbër të lumit Lushta, u mbajt më 14 dhjetor 2011. Në këtë ceremoni ishin të pranishëmKryetari Komunës, përfaqësues të lartë të MuSPP-it, shtypit, publik i përgjithshëm, shoqëria civile, zyrtarë komunal dhe palët e interesuara. Projekti u identifikua në konsultim mekomunën e Mitrovicës. Projekti identifikuar është përkthimi / zbatimi i strategjive dhe veprimeve të parashikuara në MDP/ UDP. PZHU-ja e Mitrovicëspërfshin konceptin e "Korridoreve të Gjelbër" përgjatë tre lumenjve që kalojnë zonën urbane. Lumi Lushta është një nga lumenjtë që rrjedhin përmesqendrës së qytetit, në këtë mënyrë është një potencial për hapësirë  urbane të gjelbër dhe lidhje për transport jo të motorizuar e që është thelbësore për lidhjet e tij me mjedisinrural dhe peisazhin natyror. Komuna e Mitrovicës dheUN-HABITAT-i ranë dakord që Korridoret e Gjelbër ishtenjë koncept i rëndësishëm për përmirësimin strukturor për gjithë qytetin, dhe në vjeshtë të vitit 2009 vendndodhja e projektit u zgjodh si bashkë-financim i Projektit të Investimeve Kapitale. Objektivi i projektit është të bëjë një kontribut të fortë për krijimin e korridorit të  gjelbër të lumit Lushta duke përmirësuar mjedisin dhe funksionalitetin e shtegut tëlumit Lushta dhe lidhjet e tij me rrjetin rrugor urban. Hartimi i projektit u zhvillua në një planifikim me pjesëmarrje dhe proces për ngritjen e kapaciteteve, duke përfshirë palët e interesuara komunale dhe ato të shoqërisë civile. Kjo përfshiu koordinimin e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), duke përfshirë organizatat e grave, të moshuarve dhe lëvizshmërisë së kufizuar; klasës së Menaxhimit të trafikut të shkollës së mesme Teknike të Mitrovicës; pronarët dhe qiraxhinjtë të pasurive të patundshme dhe dyqaneve në zonën e projektit të tanishëm dhe publikun e gjerë, duke siguruar lirinë maksimale të lëvizjes për këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e karrigeve me rrota njësoj. Projekti përfshinte dy ndërhyrjekryesore: ndërtimi i rrethrrotullimit dhe ri-dizajnimin e udhëkryqit në qendër të qytetit, ku lumi Lushta zhduket nënBulevardin Qendror dhe rehabilitimin e shtegut në bregun e lumit në anën lindore, dy ura këmbësorësh dhe ndërtimin e mini-amfiteatrit . Dizajni i ri siguron lirinë maksimaletë lëvizjes për këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e karrigeve me rrota njësoj në një hapësirë  të përmirësuar publike të pasuruar me ndriçim, gjelbërimdhe mobilje urbane.     Gjatë ceremonisë së inagurimit, kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Avni Kastrati, shprehu mirënjohjen e tij për MuSPP / UN-HABITAT-it dhe SIDA-n për mbështetjennë realizimin e këtij projekti që ka krijuar kushte të tilla të favorshme për këtë pjesë të qytetit.
"Ne i jemi mirënjohës UN-HABITAT-it për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për qytetarët tanë përmes projekteve të ndryshme që trajtojn hapësira publike". Znj. Krystyna Galezia, Këshilltar Kryesor Teknik për MuSPP / UN-HABITAT-in në Kosovë, ka shprehur kënaqësinë e saj për zbatimin e këtij CIP-it, i cili synon krijimin e lidhjes koherente me qendër të qytetit për transport jo-të motorizuar dhe hapësirë publike cilësore.
Gjatë shëtitjepërgjatë vendit të projektit, kishte një mundësi për t'u takuar me banorët e lagjes fqinjedhe kalimtarët të cilët shprehën vlerësimin e tyre për punën e bërë dhe shpresonin për mbështetjen në projekte të ngjashme në të ardhmen.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje