Lajme dhe Ngjarje
Mitrovica, një nga 12 partnerët e zgjedhur të MuSPP-it
Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal, i financuar nga Qeveria Suedeze dhe implementuar nga UN-HABITAT-i, ka nisur fazën e tretë të programit, me fokus të qartë në forcimin e kapaciteteve të planifikimit dhe menaxhimit të komunave. Mitrovica është një 12 nga komunat partnere të zgjedhura të Kosovës.Gjatë vizitës së saj në Mitrovicë, më 14.11.2011, Znj. Krystyna Galezia, CTA / Kreu i zyrës së programit të UN-HABITAT në Kosovë, dhe Z. Avni Kastrati, kryetar i komunës së Mitrovicës, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e MuSPP-së-faza 3.
Në këtë rast, znj Krystyna Galezia, theksoi se çështjet e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë në ballë të programit dhe shprehu shpresën e saj për bashkëpunim të mëtejshëm të avancuar me komunën në arritjen e objektivave të përbashkëta në fushat përkatëse të bashkëpunimit. Z. Avni Kastrati, në përgjigje ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë me MuSPP / UN-HABITAT-in në të kaluarën dhe shprehu angazhimin e tij për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm në proceset e zhvillimit të komunës.