Lajme dhe Ngjarje

Inaugurimi i Projektit të ri të Investimeve Kapitale “KORRIDORI I GJELBËRT I LUMIT LUSHTA” në Mitrovicë

Ne kemi kënaqësinë të shpallim inaugurimin e Projektit të Investimeve Kapitale të Korridorit të gjelbër të lumit Lushta në Mitrovicë (Rregullimit të kryqëzimit dhe shtegun përgjatë lumit Lushta), si një projekt të bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), i zbatuar nga UN-HABITAT-i dhe financuar nga Qeveria e Suedisë.
Projekti u identifikua në konsultim me komunën në rrjedhën e procesit të zbatimit të strategjive dhe veprimeve të parashikuara në MDP / UDP-së. Plani Zhvillimor Urban dhe Komunal i Mitrovicës, përfshin planin për të zhvilluar "korridoret e gjelbër" përgjatë lumenjve që kalojnë qytetin: Ibër, Sitnica dhe Lushta. Korridoret e gjelbër janë një koncept i rëndësishëm për përmirësimin strukturor të tërë qytetit, për lidhjet e tij me mjedisin rural dhe për lagjet që janë në afërsi të drejtpërdrejtë të korridoreve. Ato do kenë një shumëllojshmëri të funksioneve si shtigjet e transportit të jo-motorizuar, objekte të kohës së lirë, dhe strehë e biodiversitetit dhe rigjeneratorë të atmosferës urbane. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të bëjë një kontribut vendimtar në krijimin e korridorit të gjelbër të lumit Lushta duke përmirësuar mjedisin dhe funksionalitetin e shtegut të lumit Lushta dhe lidhjet e tij me rrjetin rrugor urban. Projekti u zhvillua si një planifikim me pjesëmarrje dhe proces i ndërtimit të kapaciteteve duke përfshirë aktorët komunal dhe palët e interesuara të shoqërisë civile. Kjo përfshiu një koordinim të CSO-ve, duke përfshirë organizatat e grave, të moshuarve dhe lëvizshmërisë së paaftë; klasës së Menaxhimit të trafikut të shkollës së mesme Teknike të Mitrovicës; dhe publikut të gjerë. Angazhimi njerëzve dhe lagjet e tyre në dialog dhe pjesëmarrje në procesin e planifikimit janë esenciale për përmirësimin e cilësisë së jetës në qytete.
Ceremonia e inagurimit do të mbahet të Mërkurën, 14 dhjetor, 2011 në ora 10:30, në lokacionin e projektit në Mitrovicë.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Avni Kastrati, dhe Znj. Krystyna Galezia, Kreu i UN-HABITAT-it zyra në Kosovë, do t'i drejtohen publikut me deklarata të shkurtra, prandaj mediat janë të ftuara përzemërsisht të na bashkohen me këtë rast.
 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje