Lajme dhe Ngjarje

Vizioni 2022 +, Komuna e Parteshit-Pasjanit

"Komuna e re me traditë të pasur kulturore që është shoqërisht e avancuar dhe ekologjikisht e vetëdijshme, me bujqësi të transformuar dhe infrastrukturë që aspiron zhvillim të qëndrueshëm" është deklarata e integruar e vizionit te Parteshit-Pasjanit 2022+, e formuluar nga një grup prej njëzet e pesë individëve, gjatë punetorise kater ditore te lehtësohet nga UN-HABITAT-i/ Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) në partneritet me Trashëgimine Kulturore pa Kufij (CHwB), Departamentin e Planifikimit Hapësinor (DPH-MMPH) dhe Instituti i Planifikimit Hapësinor (IPH- MMPH) dhe me mbështje te Friedrich Ebert Stiftung (FES).
Rezultatet e puntorise se viionit te Parteshit-Pasjanit 2022 +, iu prezantuan një audience më të gjerë, më 25 janar 2012, në ambientet e komunes në Pasjanë, duke ofruar mundësi për çdo anëtar të komunitetit për të diskutuar dhe për të shpalosur ide të reja për zhvillimin lokal.
Në fjalën e hapjes, kryetari i komunës së Parteshit-Pasjanit, z. Nenad Cvetkovic, falënderoi UN-HABITAT-in/ ekipin e MuSPP, partnerët e tij si dhe institucionet qendrore të qeverisë, për mbështetjen e punetorise se vizionit, si dhe përfaqësuesit e komunitetit pjesëmarres në prezantimin, duke theksuar rolin e madh qe komuniteti luan luan në qëndrueshmërinë e planeve te zhvillimit afat gjatë. Vlerësim i është dhënë edhe mjeteve te komunikimit masiv për praninë e tyre.
Z. Shpëtim Rudi, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), gjatë fjalës së tij ka përmendur dispozitat ligjore për hartimin dhe zbatimin e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Urbane si vegla per te udhëhequr zhvillimin lokal. Z. Enes Toska, Menaxher i Programit në CHwB, shprehu vullnetin për mbështetje të mëtutjeshme të komunës përmes projekteve të trashëgimisë kulturore. Prezantimi gjithashtu eshte ndjekur nga z. Nebojsha Arsic, Këshilltar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Shefi i Zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë dhe Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i financuar nga Qeveria e Suedisë, Sida, Znj. Krystyna Galezia tha se punetoria e vizionit është një fazë e rëndësishme në procesin e planifikimit të zhvillimit. Znj Galezia në fjalën e saj tha se ajo ishte e lumtur për të parë progres në punën e PZHK dhe kalimin nga gjenerimi i ideve në mbledhjen më konkrete të të dhënave për përgatitjen e pjesëve të tjera të planit. Ajo duke iu referuar motos komunale: "Erdha, Vizitiova, Mbeta"- duke ndare angazhimin e komunitetit për të punuar për të ardhmen e brezave të ardhshëm dhe per ata të cilët kthehen në Partesh-Pasjan. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e shfrytezimit të përvojave dhe njohurive për të krijuar mundësi të reja për të ruajtur burimet kulturore dhe natyrore, ndërsa PZHK eshte një instrument për arritjen e këtyre te mirave. Ajo shprehu deshiren dhe gatishmërinë e MuSPP/ UN-Habitat ekipit per te mbështetur autoritetet lokale të komunës dhe shoqërisë civile në ndjekjen e qëllimeve të vizionit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Znj Galezia theksoi nevojën për bashkëpunim të gjerë të donatorëve, duke synuar në një dialog konstruktiv dhe të një vizioni të përbashkët me Komunën e Parteshit-Pasjanit  në prioritetet e tyre, si dhe përmirësimin e rrjedhjes së informacionit përkatës ndermjet palëve të interesuara.
Prezantimi nga puntoria e vizionimit eshte kryer nga një ekip i përzgjedhur i pjesëmarrësve në puntori dhe përfaqësues të secilës nga grupet e meposhtme tematike, që përfshijne Mbrojtjen së mjedisit; Përdorimin e tokës dhe të trashëgimisë natyrore dhe kulturore; Zhvillimin ekonomik dhe bujqësine; Banimi/ vendbanimet, shërbimet sociale dhe kthimin sidhe infrastrukturën dhe lëvizshmërinë.
Prezantimi u pasua nga diskutime të hapura dhe arriti kulmin me një ekspozitë "Parteshi-Pasjani 2022+ Vizioni i Ilustruar” e cila përfaqëson vizionet tematike te shndërruara në kontekst te zhvillimit hapësinor, të përgatitur nga pjesëmarrësit gjatë puntorise se vizionimit.
Ngjarja përfundoi me një ceremoni të shkëmbimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili percakton agjenden për bashkëpunim të mëtejshëm në mes të MuSPP/ UN-HABITAT-it dhe Komunës se Parteshit-Pasjanit në fazën e ardhshme të programit.
Raporti i plotë mbi puntorine e vizionimit Partesh-Pasjanë 2022+ është në dispozicion në të tri gjuhët zyrtare dhe mund të gjendet në seksionin Publikime/ UN-HABITAT në Kosovë/ publications/ reports.

http://www.unhabitat-kosovo.org/?cid=1,307

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje