Lajme dhe Ngjarje

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Graçanicës dhe UN-Habitatit

Znj. Krystyna Galezia, Udhëheqëse e zyrës, Programi i UN-Habitatit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Kryetari i Graçanicës, z. Bojan Stojanoviç utakuan në objektin e Komunës së Graçanicës më 6 mars 2012 dhe shkëmbyen Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) që përcakton fushat e bashkëpunimit gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.
Sipas kornizës, MM i përtërirë është vazhdim i ndihmës për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), për vlerësimin strategjik mjedisor të opsioneve për zhvillim të propozuara në PZHK dhe për projektet për investime kapitale që do të identifikohen përmes procesit të planifikimit në një fazë të mëvonshme.
Në takim mori pjesë po ashtu edhe z. Peter Engstrom dhe z. Ishaku Maitumbi, këshilltarë profesionalë të MuSPP të UN-Habitatit në Kosovë.
Takimin e hapi znj. Nada Brklac, Drejtoreshë e Departamentit për Urbanizëm, Planifikim, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Graçanicës dhe pas saj foli Sadije Kelmendi, planifikuese e MuSPP të UN-Habitatit dhe bashkërenduese e PZHK-së të Graçanicës, e cila e bëri prezantimin e metodologjisë dhe të  sfidave mbi hartimin e profilit.
Gjatë takimit, Ekipi Planifikues Komunal i Graçanicës (EPK), me mbështetjen e planifikuesit të UN-Habitatit në Graçanicë, prezantoi rezultatet e punës së tyre të deritashme. Këtu përfshihej prezantimi i të dhënave të mbledhura dhe projekti i versionit të profilit komunal.
Kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanoviç dhe Udhëheqësja e MuSPP të UN-Habitatit në Kosovë, Krystyna Galezia, theksuan që janë të kënaqur me punën e EPK në PZHK dhe u pajtuan që përshkrimi i gjendjes aktuale është bazë shumë e mirë për fazat e ardhshme të PZHK-së. Që të dy ata theksuan që mezi presin ta vazhdojnë bashkëpunimin në fazën e tretë të Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal.   

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje