Lajme dhe Ngjarje

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe UN-Habitatit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, shkëmbeu memorandumin e mirëkuptimit me Udhëheqësen e Programit të UN-Habitatit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), Krystyna Galezia, më 1 mars 2012. Komuna e Rahovecit është njëra prej 12 komunave partnere të Kosovës e cila do të marrë mbështetje në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban. Duke e shprehur falënderimin për mbështetjen MuSPP të UN-Habitatit për procesin e PZHK-së, z. Latifi tha që kjo mbështetje ishte shumë e mirëseardhur dhe i kishte shtuar vlerën hartimit të një plani përfshirës hapësinor dhe urban. “Tani jemi në fazën përfundimtare të rishikimit të PZHK-së dhe bashkëpunimi me UN-Habitatin do të na ndihmojë ta arrijmë cilësinë e tij më të mirë si edhe do ta përkrahë zbatimin e tij”, shtoi z. Latifi. Në anën tjetër, znj.. Galezia tha që UN-Habitati dhe MuSPP i financuar nga Qeveria e Suedisë kanë kënaqësinë t’i mbështesin qytetarët e Rahovecit që t’i kenë planet hapësinore dhe urbane të cilat do ta drejtojnë zhvillimin e ardhshëm të komunës së tyre. “Shkëmbimi i këtij memorandumi parashikon përparimin e mbështetjes për komunën tuaj. Kohëzgjatja e zbatimit të programit është 3 vjet dhe dobia për qytetarët e komunës suaj do të jetë e dukshme”, tha znj. Galezia. Para ceremonisë, memorandumi është nënshkruar nga selia e UN-Habitatit në Najrobi dhe përfshin një numër të detyrave dhe të përgjegjësive reciproke për përmirësimin e rregullimit hapësinor dhe urban.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje