Lajme dhe Ngjarje
Një marrëveshje për bashkëpunimin e mëtejshëm në Ferizaj ndërmjet MuSPP dhe Komunës
Më 29 shkurt 2012, z. Bajrush Xhemaili, Kryetari i Ferizajt dhe znj.Krystyna Galezia, CTA/ Udhëheqësja e zyrës, Programi i UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) shkëmbyen Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) në zyrën e Kryetarit në Ferizaj. MM i nënshkruar përkufizon fushat e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe MuSPP të financuar nga Qeveria Suedeze dhe të zbatuar nga UN-Habitati.
Z. Xhemaili e falënderoi UN-Habitatin për mbështetjen që i ka ofruar komunës së Ferizajt gjatë disa viteve të kaluara. Kryetari rikonfirmoi përkushtimin e tij të fuqishëm për zbatimin e projektit në vijim të planifikuar për të ardhmen: hartimi i PZHU/PRRU për nën-qendrën urbane Softaj, krijimi i projektit të mundshëm për investime kapitale (PIK) si korridor i Gjelbër, krijimi i një bazë të integruar të të dhënave GIS dhe studimi i para-fizibilitetit për menaxhimin e mbeturinave të ngurta.
Znj. Galezia theksoi bashkëpunimin dhe përvojën e mirë në zbatimin e projekteve të ndryshme, sidomos PIK për zvogëlimin e vërshimeve pranë Ura e Dudit, Ferizaj. Po ashtu u theksua që ky projekt ishte rrëfim i suksesit për komunën dhe për UN-Habitatin. Kosova do të shënohet në një publikim të UN-Habitatit për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë.
MuSPP do ta vazhdojë mbështetjen për komunën e Hanit të Elezit
Kryetari i Hanit të Elezit, z. Rufki Suma dhe Udhëheqësja e Programit të UN-Habitatit për Mbështetjen e Projektit të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) znj. Krystyna Galezia shkëmbyen Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) më 29 shkurt 2012. Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) do të krijojë kushte për bashkëpunimin e mëtejshëm që ka për qëllim forcimin e kapacitetit të planifikimin komunal dhe të organeve komunale. Në krye të propozimeve për projekte do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm, me theks të posaçëm në aspektet e qëndrueshmërisë mjedisore, sociale dhe ekonomike. MuSPP ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit të praktikave të planifikimit hapësinor dhe mbështet kapacitetin profesional të stafit vendas dhe të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive në proceset planifikuese dhe në aktivitetet lokale. Objektivat e përgjithshme të këtij MM do të jenë zhvillimi i qëndrueshëm i komunës, zhvillimi urban dhe i komuniteteve, përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët, barazia sociale dhe gjinore, mbrojtja e resurseve natyrore, si edhe qeverisja e mirë për ofrimin e shërbimeve më të mira. Njëra prej fushave specifike të bashkëpunimit sipas këtij MM do të jetë zhvillimi i Planit Rregullues Urban (PRRU) për lagjen e qendrës dhe të parkut. Plani, kur të përfundohet, do ta mundësojë rregullimin, kontrollimin dhe zhvillimin e zonës në aspektin e shfrytëzimit të tokës, planit urban dhe lëvizshmërisë. PRRU po ashtu do të jetë instrument i dobishëm për trajtimin e rritjes ekonomike dhe të çështjeve mjedisore. MM po ashtu kujdeset për hartimin e një studimi gjithëpërfshirës, i cili do ti shqyrtojë intervenimet, projektet dhe propozimet që kanë të bëjnë me çështjen e furnizimit me ujë. Në një fazë më të vonshme, palët do të punojnë së bashku për ta zhvilluar një projekt për investime kapitale të identifikuar përmes procesit të planifikimit.