Lajme dhe Ngjarje

Komuna e Malishevës fillon me hartimin e planit zhvillimor komunal (PZHK) me mbështetjen e MuSPP/UN-Habitat

Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, dhe një përfaqësues i Programit të UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), Ishaku Maitumbi, shkëmbyen Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) në një ceremoni të mbajtur në sallën e kuvendit komunal të komunës së Malishevës të enjten më 23 shkurt 2012. MM përcakton bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe mbështetjen të cilën do ta jap MuSPP për përgatitjen e Planit Zhvillimor Komunal. Ashtu siç tha z. Kilaj, dokumenti i PZHK-së është njëri prej prioriteteve kryesore të komunës gjatë dy vjetëve të ardhshëm. Ky plan do të jetë dokumenti kryesor udhëzues për zhvillimin e ardhshëm të komunës. Kryetari rikonfirmoi përkushtimin dhe mbështetjen e tij të fuqishme për këtë detyrë. Në emër të UN-Habitat dhe MUSPP, z. Maitumbi vuri në pah që UN-Habitati tashmë e kishte emëruar një zyrtar të caktuar i cili do të punojë së bashku me stafin komunal dhe do të ofrojë ndihmë në vendin e punës gjatë tërë procesit të PZHK-së. Z. Maitumbi mori përsipër mbështetjen dhe ekspertizën e profesionistëve të UN-Habitatit të cilët punojnë në zyrën e Programit në Prishtinë. 
Pas ceremonisë, stafi i MuSPP bëri një prezantim njoftues. Në prezantim u përfshinë çështjet e procesit legjislativ dhe kërkesat ligjore si edhe fazat e përgatitjes së dokumentit të PZHK-së. Gjatë hartimit të PZHK-së UN-Habitati dhe komuna do ta shfrytëzojnë qasjen “nga brenda”. Kjo qasje është dëshmuar si shumë e suksesshme në komunat e tjera partnere të MuSPP, në Junik dhe në Hanin e Elezit, dhe është duke u zbatuar në Mamushë, Graçanicë dhe Partesh. Qasja kujdeset për pjesëmarrjen e fuqishme publike në procesin e zhvillimit të PZHK-së dhe i kushton vëmendje të posaçme karakterit të tij përfshirës dhe merr parasysh çështjet gjinore. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit përfshirë zyrtarë të lartë komunalë, të shoqërisë civile, të medieve dhe qytetarë.
Faza e parë e dokumentit të PZHK-së tashmë ka filluar dhe një punëtori parashikuese do të jetë hapi tjetër i madh që do të pasojë. 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje