Lajme dhe Ngjarje

UN-Habitati shkëmben marrëveshjen për bashkëpunim me Pejën dhe Junikun

Disa prej pikave kryesore në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar të enjten më 9 shkurt nga kryetari i Pejës, Ali Berisha, dhe Udhëheqësja e UN-Habitatit në Kosovë, znj. Krystyna Galezia, janë studimi i para-fizibiltetit për hartimin e një plani të qëndrueshëm zhvillimor për Grykën e Rugovës, mbështetje profesionale për rishikimin e PZHK të Pejës, me përqendrim të posaçëm në krijimin e një zone të re industriale dhe të një PIK të ri si projekt i përbashkët i bashkë-financuar me komunën për vendbanimin joformal të “Zatra”.
Siç u theksua nga z. Berisha, Peja ka përvojë të mirë të bashkëpunimit me programin MuSPP të UN-Habitatit dhe duke e nënshkruar këtë Memorandum komuna do t’i jepte mundësi bashkëpunimit të mëtejshëm në tri vjetët e ardhshëm, sidomos në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe të resurseve natyrore.  Z. Berisha nxori në pah se bashkëpunimi reciprok tashmë kishte kontribuuar në përmirësimin e hapësirave publike në sheshin “Skënderbeu” në qendër të qytetit. Gjatë tri vjetëve të ardhshëm UN-Habitati do ta vazhdojë mbështetjen e tij për rregullimin hapësinor të qytetit,  për sferën e mjedisit dhe kësaj radhe duke u përqendruar në mënyrë të posaçme në Grykën e Rugovës, e cila do ta bëjë Pejën që të identifikohet me të dhe me turizmin e saj malor.  Znj. Galezia po ashtu përmendi zhvillimin e një projekti të mundshëm për investime kapitale në Vendbanimet Joformale Zara, nevojën për ndërgjegjësimin lidhur me mbrojtjen e resurseve natyrore të rajonit të Pejës, si edhe zhvillimin e turizmit malor. Ajo po ashtu shtoi që UN HABITATI do ta vazhdojë mbështetjen e tij profesionale dhe kthimin e informacionit gjatë rishikimit të Planit Zhvillimor Komunal si njëra nga temat më të rëndësishme të këtij memorandumi sidomos në ato pjesë ku kjo është e nevojshme.
Në të njëjtën ditë Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) u shkëmbye po ashtu edhe me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçin. Dokumenti i MM përfshinë fushat e bashkëpunimit me këtë komunë të cilat kryesisht janë të përqendruara në mbështetjen e zbatimit të PZHK-së. Duke e pasur parasysh që komuna e Junikut e ka aprovuar rishtazi PZHK-në, të hartuar me mbështetjen e vazhdueshme të stafit profesional të MuSPP, në mënyrë të ngjashme programi do të vazhdojë të japë ndihmë në vendin e punës për hartimin e strategjive dhe të studimeve ashtu siç shpjegohet në dokumentin e PZHK-së dhe në projektin e mundshëm për investime kapitale që buron nga këto studime. Ashtu siç u diskutua në takim këto studime, dhe ashtu si saktësohet në MM, do të bëhet një studim për menaxhimin e mbeturinave si edhe një studim i fizibilitetit për Parkun e Moronicës.  
Faza e tretë e Programit Mbështetës për Planifikimin Hapësinor Komunal zyrtarisht ka filluar më 1 nëntor 2011 dhe do të vazhdojë të japë mbështetje profesionale përmes ndihmës në vendin e punës dhe duke i mbështetur të 12 komunat partnere në procesin e planifikimit si edhe në shkallë të vogël Projektet për Investime Kapitale (PIK) që burojnë nga ai. Shkëmbimi i MM-ve tashmë është kryer me komunën e Gjilanit, të Mitrovicës, të Parteshit dhe një ceremoni zyrtare do të mbahet po ashtu për komunat e tjera partnere në program. Kohëzgjatja e MuSPP të financuar nga Qeveria Suedeze është caktuar për 3 vjet dhe përveç komunave partnere, gjatë kësaj faze, njëra prej homologeve të drejtpërdrejta do të jetë Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje