Lajme dhe Ngjarje

Juniku paraqet përvojën e planifikimit në Forumin e Hapur në Universitetin Polis, Tiranë

Delegacioni i Kosovës përfaqësuar nga komuna e Junik-ut, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka marrë pjesë me prezantime në Forumin e Hapur "Junik, një qasje unike e zhvillimit hapësinor në Kosovë, të i cili është i bazuar në trashëgiminë natyrore dhe kulturore dhe për planifikimin e kapaciteteve lokale ". Ftesa në këtë forum u bë nga Universiteti Polis dhe ngjarja u zhvillua të hënën, 23 prill 2012, në ambientet e Universitetit në Tiranë-Shqipëri.
Forumi synon promovimin e përvojave në hartimin e politikave hapësinore dhe urbane të planifikimit dhe zhvillimit territorial të bazuar në pasuritë kulturore dhe natyrore, duke përdorur rastin studimor të Junikut, si dhe mjesmarrësve të ndryshëm të cilët kontribuan në këtë histori suksesi të komunës së Junikut. Përfaqësuesit e MuSPP, patën shansin të paraqesin përvojën e planifikimit në këtë forum profesional. Temat kryesore të diskutuara kishin të bënin me zhvillimin e projekteve të restaurimit dhe planeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore. Forumi ofroi një mundësi për të paraqitur dokumentet e planifikimit hapësinor dhe urban të hartuara përmes një qasje inovative aplikuar për herë të parë në Junik. Hartimin e projekteve kapitale që rrjedhin nga proceset e planifikimit dhe të zhvilluara në partneritet në mes komunës së Junikut dhe partnerëve të saj, u paraqitën në këtë Forum. Përfshirja e Universitetit Polis në hartimin e Planit Zhvillimor Urban (PZHU) dhe Planit Rregullues Urban (PRrU) të Junikut, u prezantua edhe për pjesëmarrësit në ngjarje.
Forumi u pasua nga një vizitë studimore në vende interesante turistike me vlera natyrore dhe kulturore. Vendet e vizituara ishin: Razem, një resort turistik natyror, Muzeu historik në Shkodër, një urë e vjetër historike, Ura e Mesit, Kalaja e Rozafatit dhe muzeu i saj, si dhe një shtëpi tradicionale të një strehim i famshëm shkrimtari shqiptar një privat të vogël hotel, një restorant dhe një muze. Vizita u organizua nga një projekt i financuar nga Kominsioni Evropian dhe zbatuar nga CHwB, “Shihemi në Dukagjin”.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje